Përjashtimi i deputetëve/ Gashi: E paprecedentë! Shqiptarët më afër diktaturës së kurrë

11:56, 09/02/2023
A+ Aa A-

Tetë deputetë të partisë Demokratike, Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Ina Zhupa, Luan Baçi, Tritan Shehu,  Ervin Salianji, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati janë përjashtuar për 10 ditë nga seancat plenare.

Ndërkohë që në total për debatet me kryeministrin për çështjen McGonigal janë përjashtuar 13 deputete të PD.

Shpend Gashi, pedagog i Fakultetit të Shkencave Sociale Gjeopolitikë, ishte i ftuar mëgjesin e sotëm në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv  ku e komentoi si të paprecedentë përjashtimin e 13 deputetëve që praktikisht përfaqësojnë zërin e 130 mijë qytetarëve.

Shpendi gjithashtu tha se një mandat i katërt për Ramën është rruga për të imituar vendet e Lindjes, duke treguar hapur kështu, se jemi popull që nuk e duam demokracinë.

“Nëse ky popull vazhdon ta zgjedhë prapë këtë, ne tregojmë se ne nuk e duam demokracinë, ne do fillojmë të marrim ndonjë shembull lindor nga Arabia Sauditë, të vendosim ndonjë sheriat sepse nuk ka mundësi logjike që të flasë një parti e konsumuar në tre mandate për mandatin e katërt dhe të shikohet opozita si e pamundur për ta luftuar edhe mandatin e katërt, ka vetëm dy alternativa, ose ne jemi ne si popull të dështuar ose këta zotërinjtë qe vijnë në pushtet. Ka aq shumë vakume ky pushtet sa krijonjë një Tiranë. Pra të zgjedhi populli prapë tani dhe ne të rrimë të shikojmë e të themi: Pse, kush do vijë pas Ramës? Kjo është e tmerrshme!

Kjo zgjidhet me model jetese, me model mentaliteti, pse duhet ta tregojmë neve se kemi mentalitet ndryshe nga ky? Ne nuk na bën të ngjashëm se artikulojmë bukur si ky... Se ka djem dhe vajza  në PD që lënë pas Ramën dhe Veliajn për oratori. Për filozofë, kemi dhe filozofë mes nesh. Kemi dhe pedagogë, edhe profesor të nderuar, por problemi është që ky lloj pupull se ka qejf arsimin.

Rama duhet të kishte ikur dhe flasim ‘majmuni në drama’ , mandatin e katërt.

Kjo është e tmerrshme në terma shtetërore, nuk ka shanse sepse nuk është një qeverisje e mirë.

Në 32 vjet qeverisje... me e mirë e pranuar nga të djathtë dhe të majtë, por edhe nga europianë është qeverisja e Berishës 2005-2009, dhe pra ne në 32 vjet kemi ngelur në atë 4 vjeçarin e Berishës.

2013-2022 katastrofë!  Pra, ne kemi 10 vjet që durojmë një Tiranë që tallet me ne, tallet me opozitën, përjashton sikur është në kopsht, ti nuk mund të përjashtosh dot një të zgjedhur të sovranit, që ka 10 mijë vota secili nga ata. Pra, 130 mijë veta janë jashtë të drejtës për të folur, është zëri i qytetarëve ai”, u shpreh Gashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco