‘Nxori dokumentat kundër PD’/ Boçi: Rama kapet sërish në gënjeshtër! Hetimet e hapura në ShBA

‘Nxori dokumentat kundër PD’/ Boçi: Rama kapet sërish në gënjeshtër! Hetimet e hapura në ShBA

14:02, 03/02/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi ka reaguar pas deklaratave të djeshme të kryeministrit Edi Rama në intervistat televizive se ‘ai vetë nuk i ka dhënë asnjë dokument Mcgonigal për të dëmtuar Partinë Demokratike’.

Në postimin e tij në Facebook, Boçi shprehet se kjo është një gënjeshtër pasi prestigjozja amerikane ‘Neë York Time’, shkruan duke iu referuar aktakuzës se dokumentat kundër PD dolën ekzaktësisht nga zyra e Edi Ramës!

‘Çdo ditë po dalin në dritë fakte dhe prova që implikojnë Edi Ramën në një skandal të përmasave të mëdha, që tejkalon kontrollin që ai ka mbi drejtësinë shqiptare! Llogaritë dhe hetimet për të janë të hapura me SHBA!’, shkruan Boçi.  

Postimi i plotë:

Edi Rama kapet sërish në gënjeshtër‼️

💻Pas dritares së tij të Skype, në daljet e sforcuara pa debat që zhvilloi të enjten në mbrëmje Edi Rama u kap sërish në gënjeshtër! Me bindje gjatë intervistës së tij Rama deklaroi se ai vetë nuk i ka dhënë asnjë dokument Mcgonigal për të dëmtuar Partinë Demokratike! ❌️Gënjeshtër❌️

📰Prestigjozja Neë York Time shkruan duke iu referuar aktakuzës se dokumentat kundër PD dolën ekzaktësisht nga zyra e Edi Ramës!

📌"Në fillim të vitit 2018, zoti Neza vazhdoi t’i transmetonte zotit McGonigal informacione – disa prej të cilave erdhën drejtpërdrejt nga zyra e zotit Rama "thuhet në artikullin e New York Times!

📌Çdo ditë po dalin në dritë fakte dhe prova që implikojnë Edi Ramën në një skandal të përmasave të mëdha, që tejkalon kontrollin që ai ka mbi drejtësinë shqiptare! Llogaritë dhe hetimet për të janë të hapura me SHBA!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco