Afera Rama-McGonigal/ Kongresi nis hetimet: FBI u përdor si armë politike

Afera Rama-McGonigal/ Kongresi nis hetimet: FBI u përdor si armë politike

10:09, 03/02/2023
A+ Aa A-

Lajmi më i bujshëm i orëve të fundit në mediat amerikane është nisja e hetimit për skandalin e Charles McGonigal nga ana e Kongresit të SHBA.

Komisioni hetimor i Dhomës së Përfaqësuesve i ka nisur një letër kreut të FBI, duke kërkuar të ketë në dispozicion çdo dokument që lidhet me Charles McGonigal.

Ky i fundit akuzohet se është korruptuar nga qeveria shqiptare e Edi Ramës dhe nga oligarku rus Oleg Deripaska, i lidhur ngushtë me Vladimir Putinin.

Letra është nënshkruar nga kongresmeni i fuqishëm republikan, Jim Jordan, që drejton komisionin. Po ashtu letra mban edhe nënshkrimin e kongresmenit tjetër republikan, Matt Gaetz.

Qëllimi i këtij komisioni do të jetë të zbardhë të vërtetën për politizimin e FBI-së dhe përdorimin e kësaj agjencie si armë politike.

Sipas Fox News, kongresmenët Jordan dhe Gaetz, e kanë njoftuar drejtorin e FBI, Christopher Wray në letrën e të enjtes se ‘komisioni po vazhdon të hetojë akuzat për politizim dhe paragjykim nga ana e FBI’.

Në letër thuhet se aktakuza ndaj McGonigal i tregoi popullit amerikan sërish se sa të përhapura janë problemet brenda FBI-së.

Afati përfundimtar për të kthyer një përgjigje dhe për të raportuar para komisionit është 16 shkurti.

Jordan dhe Gaetz thanë se aktakuza ngre gjithashtu pyetje të reja në lidhje me përpjekjet kundërzbuluese të FBI-së gjatë kohës kur McGonigal ishte i punësuar.

Kongresmeni Jordan ka kërcënuar se nëse kërkesat e komisionit të tij vonohen ose mbeten pa reagim, ai do detyrohet të përdorë një proces të detyrueshëm ‘për të marrë informacionin që ne kërkojmë’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco