Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

Belind Këlliçi: Dorian Duçka 'dogji' deputetin e CDU duke blerë mbështetje për Edi Ramën

21:25, 02/02/2023
A+ Aa A-

Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi shprehet se Dorian Duçka është personi që blen shërbime dhe mbështje për Edi Ramën. 

Në një lidhje direkte për Çim Peka Live nga Uashingtoni ku po zhvillon një vizitë zyrtare, Këlliçi tha se këshilltari i jashtëm i Edi Ramës i dogji karrierën një deputeti gjerman, pasi e vuri atë në funksion të interesave të kryeministrit. 

"Të mos harrojmë, Dorian Duçka është personi që mori në qafë Mark Hauptmann, deputet i CDU në Gjermani. Dhe të gjithën këtë e bëri duke lobuar në emër të Edi Ramës. Sot ai nuk është as deputet, asgjë, e kanë përzënë edhe nga CDU, për shkak të vizitave të tij të paraportuara në Shqipëri krah Edi Ramës, Taulant Ballës dhe fshihte vizitat në Shqipëri i shoqëruar nga Duçka dhe Balla. Zotëria në fjalë sot nuk është as anëtar i partisë. Të gjitha këto janë bërë në shërbim të Edi Ramës, për të blerë shërbim dhe mbështetje për Edi Ramën", tha Këlliçi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco