Bledian Koka: 'T'i prihet koka gjarprit', të shkohet në zgjedhje pa Ramën

19:51, 02/02/2023
A+ Aa A-

Bledian Koka gazetar, ishte i ftuar në 'Task Force' me Sonila Meçon, ku u shpreh se për të shkuar në zgjedhjet e 14 majit, si fillim duhet 't’i pritet koka gjarprit', teksa ju referua kryeministrit Rama.

Koka u shpreh gjithashtu, që tashmë populli është shumë i qartë se zgjedhjet vidhen, dhe se ky është një moment shumë i mirë për ta larguar Edi Ramën para zgjedhjeve të 14 Majit.

"Çështjen se këtu zgjedhjet blihen, e kemi ezauruar si çështje.

Në zgjedhjet e 14 majit shkohet duke i prerë kokën gjarprit, që do te thotë që duhet t'i pritet koka (në mënyrë politike gjithmonë) Edi Ramës.

Të shkohet në zgjedhje pa Edi Ramën sepse ky është një moment shumë i mirë për ta shënjuar këtë sepse siç po duket qartë Rama 'ka pasur edhe gurin edhe arrën' për të intimiduar këdo që mund t’i dilte përballë. Sepse le të jemi të ftohtë, nëse ty të vjen shefi i FBI të New Yorkut dhe të ulet në tavolinë dhe të kërkon dhe të bën presion, kushdo mund ta hajë.

Edhe Lulzim Basha siç kam unë dijeni i ka shkuar zotëria me një dosje që nuk u depotizua kurrë në organet ligjzbatuese por i ka shkuar dhe i ka përdorur 'shkopin dhe karrotën' zoti Gonigal për llogari të Edi Ramës dhe sigurisht që Lulzim Basha si njeri frikacak dhe njeri i zhytur, që nuk jep dot përgjgije se ku i mori 500 mijë euro që ja dha për të ndarë një foto me Trump, e ka pranuar dhe e ka ngrënë këtë presion.

Pra e gjithë ajo që ne pyesnim, se si ka mundësi që lideri i opozitës e shikonte se zgjedhjet po i bliheshin dhe vidheshin, që vullneti i qytetarëve po deformohej në opozitë, ndërkohë që thoshte nuk ka zgjedhje me Ramën si kryeministër, Rama u fut në mandatin e tretë si kryeministër. Pra ideja është këtu, ajo çfarë duhet kuptuar është se koka e të gjitha këtyre manipulimeve është Edi Rama... dhe që gjarpri të mos kafshojë më, unë mendoj se duhet 't’i këpusësh kokën'" u shpreh Koka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco