Kush është këshilltari i Edi Ramës që po shokon botën me qëndrimet e tij kundër Kosovës

Kush është këshilltari i Edi Ramës që po shokon botën me qëndrimet e tij kundër Kosovës

19:51, 02/02/2023
A+ Aa A-

Në kohën kur vëmendja e opinionit publik është përqendruar te situata mes Kosovës dhe Serbisë, një personazh tjetër po merr vëmendjen e medias rajonale dhe asaj evropiane.

Bëhet fjalë për presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç, i cili prej ditësh po mban qëndrime të ashpra kundër Kosovës.

Gazeta e njohur austriake, ‘Kurier’ shkruan se deklaratat e tij janë shokuese.

“Ne e kemi aneksuar Kosovën. Ne me komunitetin ndërkombëtar. Ia morëm Serbisë,” tha ai.

Gazetari kosovar, Enver Robelli shkruan se Milanoviç po provkon prej kohësh me deklarata kundër Ukrainës, kundër NATO-s, kundër BE-së, kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kundër boshnjakëve.

“Para se të bëhej kryetar i Kroacisë, Milanoviç një kohë ka qenë këshilltar për “integrime evropiane” i kryeministrit aktual të Shqipërisë. Prej se ka hyrë në selinë e presidentit në Pantovçak të Zagrebit, Milanoviç është shndërruar në provokator të nivelit të kafehaneve ballkanike. Raporti i tij me qeverinë kroate është jashtëzakonisht i tensionuar dhe shoqërohet me sharje të rënda të ndërsjella. Shumë analistë në Zagreb besojnë se Milanoviç është presidenti më i turpshëm në historinë bashkëkohore të Kroacisë. Sa i përket Kosovës: kur ishte i papunë, Milanoviç vinte për “vizitë private” në Prishtinë për të gjetur ndonjë angazhim – në vendin që, sipas tij, iu paskësh grabitur Serbisë nga Perëndimi,” shkruan Robelli.

Por pse shkruan ai se Milanoviç është këshilltar i Edi Ramës? Në fakt, vetë kryeministri Edi Rama e ka pranuar se e ka këshilltar dhe mik të mirë.

Në gusht të vitit 2020, Milanoviç ishte i pranishëm me familjen e tij në vilën qeveritare në Dhërmi, si i ftuar i Edi Ramës. Mediat publikuan një foto ku Rama shfaqet duke darkuar me Milanoviç.

Miqësia e Ramës me Milanoviç është më e hershme se sa viti 2020. Ish-kryeministri i Kroacisë ka qenë edhe shefi i ish-diplomates së deleguar si ambasadore e BE, Romana Vlahutin.

Mediat kroate raportonin në atë kohë se vëllai i presidentit Milanoviç ka përfituar një kontratë të majme nga taksat e shqiptarëve. Edi Rama i ka dhënë atij një tender prej 15 milionë eurosh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco