‘Ja në çfarë niveli ndodhet sot Kuvendi’/ Tedi Blushi: Baftjari voton me dy duar, Shalsit u kap mat

‘Ja në çfarë niveli ndodhet sot Kuvendi’/ Tedi Blushi: Baftjari voton me dy duar, Shalsit u kap mat

17:19, 02/02/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me votimin e kryer në seancën e sotme në Kuvend, ku deputeti Baftjar Zeqaj është filmuar duke votuar edhe për deputeten Tatiana Piro, e cila në atë moment nuk ishte e pranishme në sallë.

Në një postim në Facebook, Blushi u shpreh se ajo që ndodhi sot tregon nivelin në të cilin ndodhet sot Parlamenti shqiptar dhe mbi të gjitha deputetët e Rindjes.

Postimi i plotë:

Degradimi i parlamentarizmit!

Shalsi luan shah! Baftjari voton me të dyja duart!

Mjaftojnë këto foto për të kuptuar se në çfarë niveli ndodhet sot Kuvendi i Shqipërisë dhe se cilët janë deputetët e “Rilindjes”.

Turp e faqja e zezë!

Ja në çfarë niveli ndodhet sot Kuvendi

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco