'Harta e re gjyqësore, një maskaradë', alarmi i Manjanit: Tallje e qeverisë

'Harta e re gjyqësore, një maskaradë', alarmi i Manjanit: Tallje e qeverisë

08:22, 02/02/2023
A+ Aa A-

Juristi Ylli Manjani tha në një intervistë për Euronews Albania tha se përqendrimi i gjithë gjykimit të Apelit në një qendër të vetme në Tiranë, është pak a shumë i ngjashëm me projektin e inceneratorëve.

“Kështu është dhe puna e Apelit, i detyrojnë të gjithë që ato dosjet hetimore ku njerëzit kanë jetën e tyre praktikisht, këta i konsiderojnë si plehra që duhet ti depozitojnë në një landfill të vetëm. Ngado që ta kapësh është një maskaradë,” – u shpreh Manjani.

Sipas tij 32 mijë dosje janë të papërfillshme përkundrejt votave të gjithë popullsisë dhe prandaj Manjani e konsideron këtë një “tallje të qeverisë”.

“32 mijë nuk janë asgjë në kuptimin elektoral të fjalës, por në të vërtetë kjo nuk është drejtësi,” – tha Manjani.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco