Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fituan apo humbën shqiptarët në Maqedoni?

E bija e Ismail Kadaresë akuzon Blushin: Ka krijuar 'intervistë' pa dijeninë e babait tim, gjest imoral, përpjekje mjerane!

E bija e Ismail Kadaresë akuzon Blushin: Ka krijuar 'intervistë' pa dijeninë e babait tim, gjest imoral, përpjekje mjerane!

14:52, 01/02/2023
A+ Aa A-

Deri dy ditë më parë, në 87-vjetorin e tij, shkrimtari i madh Ismail Kadare nuk kishte marrë as urim më të keq dhe as dhuratë më të shëmtuar se sa ajo që i bëri politikani-shkrimtar Ben Blushi, që publikoi në FB një pseudo-intervistë që pretendonte se kishte bërë me Ismail Kadare dikur, në një kafene në Bllok.

Një përgënjeshtrim i fortë, Blushit i ka ardhur sot nga e bija e Kadaresë, diplomatja Besiana Kadare, e cila publikoi këto radhë në FB:

“Duke qenë se plot miq e të njohur më kanë pyetur këto ditë nëse Kadareja vërtetë i ka dhënë një intervistë Ben Blushit, dua të sqaroj publikisht se Ben Blushi, në fakt ka krijuar një intervistë, pa dijeninë e tim ati, bazuar në një bisedë të rëndomtë private që ka zhvilluar rastësisht në një kafene me Kadarenë dhe shoqëruesen e tij, A. Bardhyli.

Kohë më pas, Ben Blushi e ka publikuar bisedën në formë "interviste", pa marrë pëlqimin e bashkëbiseduesit, duke abuzuar kështu me besimin që iu akordua dhe me "kurajën" e çuditshme se po i zbulon publikut shqiptar sekrete të paditura. Një gjest ky sa imoral aq dhe i paligjshëm.

Fatkeqësisht është bërë praktikë tashme që gjithfarë njerëzish shpresojnë të bëjnë publicitet, duke u përpjekur të shfrytëzojnë në forma të ndryshme figurën e Kadaresë dhe kontaktin me të. Duke pasur parasysh moshën e thyer të tim ati, çdo përpjekje e këtij lloji është vërtet mjerane”, përfundon Besiana Kadare.

Më poshtë, intervista që pretendon Bend Blushi  dhe në vijim, përgënjeshtrimi i Besiana Kadaresë në Fb në emër të babait të saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco