Berisha: Guvernatorja Kim është më keq se një McGonigal me fustan

Berisha: Guvernatorja Kim është më keq se një McGonigal me fustan

14:07, 01/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha vijoi akuzat ndaj ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, duke e quajtur ‘McGonigal me fustan’.

“Duhet të jemi të hapur. Tre persona kanë heshtur deri më sot me kodin e heshtjes. Ky është Edi Rama. Siç e dini bëri vetëm sqarimin e vetëm se e kam pasur mik në anglisht dhe jo në shqip.

Në kod, kjo ishte mos fol se nuk do të flas.

Nuk foli Lulzim Basha, dhe kur foli, përsëri me kod. Nuk përmendi dot as emrin e Edi Ramës, pengmarrësit, as të McGonigal. Shikoni se çfarë luhet në kurriz të shqiptarëve.

Nuk foli as guvernatorja Kim, e cila në raport me opozitën është një McGonigal me fustan.

Unë e di që ajo do e transmetojë këtë si një qëndrim antiamerikan. Absolutisht nuk ka asgjë antiamerikane në këtë qëndrim, përkundrazi ka një besim të palëkundur te ai vend, që vërtet ka McGonigal,por e arreston atë. Te ai vend që mbron liritë dhe vlerat, ka defektet dhe të metat, por të dytë nuk ka.

Ajo shkelmoi Kushtetutën e vendit të saj, shkelmoi Konventën e Vjenës. Këto nuk mund të jenë kurrë orientime të Amerikës së vlerave, të Amerikës së ligjeve. Të SHBA, që udhëheqin me moralin dhe frymën e tyre.

Sulmet ndaj opozitës, të McGonigal-it me fustan, krahasuar me McGonigal-in me kollare, si mekanizëm njëri u mor me manipulimin, por nuk është marrë me më pak manipulime kundër opozitës zonja Kim. Duke thirrur deputetët për t’i përpunuar dhe manipuluar. Nuk është marrë me më pak manipulime duke i dërguar Sali Berishës mesazhe kërcënuese të turpshme. Nuk është marrë me më pak manipulime duke përdorur citate të Enver Hoxhës kundër popullit opozitar.

Nuk mund të mbronte kurrë udhëzimet presidenciale, duke u treguar barin atyre që përmbysën komunizmin dhe ishin dhe janë, forca politike më properëndimore në Shqipëri.

Nuk mundet kurrsesi të etiketosh atë ndryshe përveçse McGonigal me fustan. Kujtoni mbështetjen pa kushte që u jepte ministrave të korruptuar të Edi Ramës. Miqve të McGonigal.

Kujtoni pak marrëdhëniet e saj me Edi Ramën dhe Erion Veliajn, marrëdhënie të bazuara vetëm në dosje reciproke. E kam denoncuar dhe do i qëndroj deri në fund kësaj,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco