Igli Cara te pallatet e harruara 'të tërmetit': Ndërtuesit 'të ngrohur' nga kryeministri, banorët të lodhur nga arroganca!

Igli Cara te pallatet e harruara 'të tërmetit': Ndërtuesit 'të ngrohur' nga kryeministri, banorët të lodhur nga arroganca!

11:24, 30/01/2023
A+ Aa A-

Demokrati Igli Cara, kandidati i opozitës për bashkinë e Durrësit, dëgjoi sot shqetësimin e madh të qytetarëve që enden rrugëve pa shtëpi prej gati tre vjetësh, që nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, pasi pallatet e tyre me të çara as nuk kanë nisur të rikonstruktohen nga i ashtuquajturi "Rindërtim". Të ngrirë "si mishi në frigorifer", qe krahasimi që përdorën këta banorë për hallin e tyre që askush nuk i ka dhënë zgjidhje.

“Të ngrirë në kohë ndihen banorët e ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti, ende pa një zgjidhje, edhe sot e kësaj dite, - vërejti Cara në shënimin e tij në Fb duke treguar gjendjen e ndërtesave.

“Të dëmtuar jo vetëm prej tërmetit por, edhe prej babëzisë për fitime të shpejta nga oligarkë e ndërtues me shpatulla të ngrohta prej “vëllait” Kryeministër, duke ndërtuar jashtë çdo standardi.

Të lodhur e të munduar prej ecejakeve pa zgjidhje nëpër zyra të shtetit, të prokurorisë dhe të bashkisë, ku përballen me arrogancën, absurditetin, korrupsionin dhe paaftësinë endemike, me vështirësitë e mbylljes së muajit dhe një bonusi qiraje të pamjaftueshëm, me pasigurinë për fatin e familjeve të tyre.

Nuk janë të vetmit në Durrës, të cilët vuajnë në kurrizin e tyre papërgjegjshmërinë e një qeverisjeje, që meriton të ndëshkohet me votën tonë - qytetarë të ndershëm dhe punëtorë të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë”, theksoi Cara në përfundim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco