Shkresa/ PD dorëzon në KQZ propozimin për anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve

Shkresa/ PD dorëzon në KQZ propozimin për anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve

14:14, 27/01/2023
A+ Aa A-

Në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, i ka dërguar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi propozimin e anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve.  

Njoftimi i Partisë Demokratike:

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka i ka dërguar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi propozimin e anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve për zgjedhjet vendore të 14 majit.

*

Në vijim të shkresës nr. 186 prot., datë 16.01.2023 si dhe bazuar mbi parashikimet e nenit 29 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, si dhe Vendimit nr. 06. dt. 09.01.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve 'Për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarët dhe sekretarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor për zgjedhjet për organet e Qeverisjes Vendore të datës 14 maj 2023", lutem gjeni bashkëlidhur listën e plotë dhe dokumentacionin përkatës të komisionerëve dhe sekretarëve propozime të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco