Paloka: Zonja Kim sot ka rastin t'i bëjë thirrje SPAK-ut të hetojë ‘peshkun e madh’!

Paloka: Zonja Kim sot ka rastin t'i bëjë thirrje SPAK-ut të hetojë ‘peshkun e madh’!

18:57, 24/01/2023
A+ Aa A-

Deputeti demokrat, Edi Paloka, njëkohësisht edhe kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, i ka kërkuar ambasadores së SHBA në Tiranë, që t'i bëjë thirrje SPAK-ut për të hetuar ‘peshkun e madh’.

‘Zonja Kim, sot ka rastin ti bëj thirrje SPAK-ut për të hetuar ‘peshkun e madh’.

Rama akuzohet nga drejtësia e vendit të saj se ka korruptuar funksionarin e lartë të FBI-së për ta përdorur kundër opozitës shqiptare.

Pas heshtjes së Ramës, ajo e zonjës ambasadore, sot zhurmon më shumë.

A është paguar McGonigal dhe për të ‘konfirmuar’ akuzat e Ramës dhe ‘faktet’ për ‘non grata-n’???

Tani nuk mjafton t’ju thuash shqiptareve pas kaq kohesh se ata ‘kanë të drejtë të zgjedhin vetë drejtuesit e tyre’ pasi i ke kërcënuar se do të hanë bar.

Dikush do duhet ta hajë barin tani!’, shkruan Edi Paloka në reagimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco