Miku i Ramës paguhej nga oligarkët rusë/ Gjykata amerikane urdhëroi hetimin e kryeministrit shqiptar

Miku i Ramës paguhej nga oligarkët rusë/ Gjykata amerikane urdhëroi hetimin e kryeministrit shqiptar

19:41, 23/01/2023
A+ Aa A-

Lajmi më i bujshëm i minutave të fundit në SHBA është ai se Charles McGonigal, një ish-zyrtar i kundërinteligjencës së FBI në Nju Jork, është arrestuar dhe është vënë nën akuzë për pastrim parash.

Mediat amerikane shkruajnë se McGonigal ka bashkëpunuar me të paktën një oligark të famshëm rus. Bëhet fjalë për oligarkun Oleg Deripaska, i vënë nën sanksione.

Bashkë me McGonigal është arrestuar edhe një diplomat rus, që më vonë u bë shtetas amerikane dhe shërbente si përkthyes për gjykatat amerikane.

Ironia është se McGonigal ka shërbyer si agjent që ka udhëhequr hetimet për lidhjet e ish-presidentit Donald Trump me Rusinë. Por tani është nën akuzë vetë për lidhje me rusët.

Skandali është shumë më i rëndë pasi që kur u raportua se kanë nisur hetimet ndaj McGonigal, mediat theksuan se ai është mik i ngushtë i Edi Ramës, kryeministrit shqiptar, me të cilin kishin tentuar të bëjnë pazare përmes emailit zyrtar të FBI.

Vetë Edi Rama e ka pranuar publikisht se e ka mik të ngushtë ish-zyrtarin e FBI.

“Shefi i kundërterrorit i FBI-së ka qenë dhe është miku im, nuk diskutohet. Nëse ai ka një çështje të tijën me drejtësinë në SHBA, është çështje e tij. Lëreni të flasë drejtësia në SHBA. Nuk bëhet drejtësia, nuk nxirren fajtorët dhe nuk bëhen akuzat në këtë farë feje se është e tmerrshme”, pati deklaruar Rama në shtator të vitit të kaluar.

SYRI TV zbuloi se miku i Ramës, i akuzuar për lidhjet me oligarkët rusë, kishte hapur një kompani në Tiranë.

Ndërkohë, bashkë me McGonigal, nën hetim në SHBA është edhe vetë Edi Rama. Mandatin e gjykatës që tregon se Rama është nën hetim, e pati publikuar kreu i PD, Sali Berisha.

“Gjykatësi urdhëron çdo regjistrim dhe material në posedim, që dokumentojnë çdo komunikim personal, përfshi, por jo të kufizuar, tekstet e mesazheve celulare, e-mailet elektronike, mesazhet zanore, letra, shënime, midis Charles McGonigal për çështjet që vijojnë, përfshi kryeministrin Edi Rama.

Çdo udhëtim i kryer nga McGonigal në Shqipëri, çdo pagesë, dhuratë, të dhëna atij nga Dorian Duçka, këshilltari famoz i Edi Ramës. Pra, nuk përmendet në Kosovë a Mal të Zi kryeministri, vetëm në Shqipëri përmendet kryeministri.

Në emailin zyrtar të McGonigal gjendet një email privat i Edi Ramës. Edi Rama i kërkonte mikut të tij, McGonigal t’i gjente një kompani për një problem antikorrupsioni. Por FBI e ndalon kategorikisht këtë gjë,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco