Berisha tregon mandatin e gjykatës amerikane: Rama ka qenë dhe është nën hetim ndërkombëtar

Berisha tregon mandatin e gjykatës amerikane: Rama ka qenë dhe është nën hetim ndërkombëtar

12:34, 23/09/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se kryeministri Edi Rama është nën hetim ndërkombëtar.

“Unë mund t’u deklaroj ju, se personalisht Edi Rama, është sipas të gjitha indiceve, ka qenë dhe është në hetim ndërkombëtar,” tha Berisha.

Ai më tej lexoi për gazetarët mandatin e një gjykate amerikane, e cila po heton për lidhje ruse një ish-drejtues të FBI, i lidhur me kryeministrin Edi Rama.

“Po lexoj mandatin e gjykatës:

Gjykatësi vendos të mblidhet, regjistrime, dokumente materiale të lidhura sa më poshtë:

-çdo regjistrim për çështjen Charles McGonigal, që hetohej intensivisht nga FBI, ish-anëtar i komisionit Myler, si prokuror i pavarur për të hetuar lidhjet e Donald Tramp me rusët. Ky McGonigal ishte në ekipin e Myler, por hetohet vetë për lidhjet me rusët.

Gjykatësi urdhëron çdo regjistrim dhe material në posedim, që dokumentojnë çdo komunikim personal, përfshi, por jo të kufizuar, tekstet e mesazheve celulare, e-mailet elektronike, mesazhet zanore, letra, shënime, midis Charles McGonigal për çështjet që vijojnë, përfshi kryeministrin Edi Rama.

Çdo udhëtim i kryer nga McGonigal në Shqipëri, çdo pagesë, dhuratë, të dhëna atij nga Dorian Duçka, këshilltari famoz i Edi Ramës. Pra, nuk përmendet në Kosovë a Mal të Zi kryeministri, vetëm në Shqipëri përmendet kryeministri.

Në emailin zyrtar të McGonigal gjendet një email privat i Edi Ramës. Edi Rama i kërkonte mikut të tij, McGonigal t’i gjente një kompani për një problem antikorrupsioni. Por FBI e ndalon kategorikisht këtë gjë.

McGonigal ndërkohë, erdhi në Shqipëri, regjistroi kompaninë e tij të biznesit, pra më thoni ju mua, a është ky mandati i gjykatësit?

Por ka edhe çështje të tjera. Ajo me kartelin Sinaloa. E patë foton duke dalë trojka nga zyra e Edi Ramës? Dje e kishte Washington Examiner këtë problem.

A e keni parë se del i çekuilibruar shpesh para jush?” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco