Ekskluzive/ Miku i Ramës, ish-agjenti i FBI i akuzuar për lidhje me rusët hapi kompani në Tiranë

15:52, 16/09/2022
A+ Aa A-

Ish-zyrtari i larte i FBI-së, Charles McGonigal, që dyshohet nga prokurorët amerikanë për lidhje me Rusinë, rezulton të ketë aktivitet biznesi në Shqipëri.

SYRI TV ka zbuluar ekskluzivisht, se miku i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, në kohën që po lobonte për një takim në SHBA, në Shqipëri hapi një kompani, ku pas blerjes së aksioneve u emërua edhe administrator i saj.

Nga dokumentet e siguruara nga Qëndra Kombëtare e Biznesit, McGonigal është aksioner dhe administrator në shoqërinë “Law Office and Investigation”. Në të njëjtën kohë, bashkë me të aksioner të kompanisë bëhen edhe Agron Neza, që gjithashtu përmendet në dokumentet e kontakteve me rusët dhe ish-agjenti tjetër i FBI Mark Thomas Rossini, i cili aktualisht është në gjykim në Porto Riko, i akuzuar për mashtrim dhe konspiracion.

Ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, njihet për lidhjet me kryeministrin Edi Rama, kjo e konfirmuar edhe nga zyrtarë të kryeministrisë që për 'Business Insider' kanë konfirmuar se miqësia e tyre nuk ka pasur raporte biznesi apo bashkëpunimi institucional.

Por dokumentet e siguruara ekskluzivisht nga SYRI TV, dëshmojnë të kundërtën. Pikërisht në kohën që Edi Rama i kërkonte McGonigal një takim në SHBA për të formësuar nismën anti-korrupsion, në Shqipëri për këtë synim ai hapi një kompani. Rezulton se aksionet janë blerë në muajin prill të 2019 nga avokati Shefqet Dizdari.

Por pasi plani i Ramës me McGonigal u bllokua nga FBI, ish-agjenti mbylli edhe kompaninë në Shqipëri. Tashmë kompania shqiptare e ish-agjentëve amerikan rezulton e pezulluar, e madje gjatë 7 mujorit të pronësisë, nuk ka kryer asnjë aktivitet.

Por teksa ky skenar nuk u realizua, duket se më i suksesshëm ka rezultuar shqiptari i dytë, emri i të cilit del në dokumentin e publikuar nga Insajder. Dorjan Duçka, bashkëpuntor i kryeministrit Edi Rama del sërish në listën e komunikimeve të ish-agjentit amerikan.

Duçka  gjithashtu është një lobues për llogari të Edi Ramës, të cilit i ka mundësuar takime të ndryshme. Takimi i fundit i që Dorjan Duçka i ka mundësuar Edi Ramës është ai me drejtuesin e Facebook, Mark Zukenberg në mbrëmjen e organizuar nga prestigjozja gjermane Bild. Fotot e shkrepura kanë tradhëtuar e kanë nxjerrë në pah lidhjet e Edi Ramës me Duçkën. Tashmë mbetet për tu zbardhur se kush është roli i Duçkës në kontaktin me ish-agjentin e FBI, të akuzuar nga autoritetet opër lidhje me rusët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco