Edmond Panariti: Fonde skandaloze nga qeveria për kullimin, u anashkaluan sugjerimet e specialistëve

Edmond Panariti: Fonde skandaloze nga qeveria për kullimin, u anashkaluan sugjerimet e specialistëve

18:41, 23/01/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në ‘Syri.TV’ ishte ish ministri i bujqësisë, Edmond Panariti ku evidentojë shkakun kryesor të përmbytjeve që ndodhin në vendin tonë.

Panariti e vuri theksin që shkak kryesor është mungesa e vëmendjes për fshatin dhe mungesa e madhe e fondeve për të pastruar sistemin e kullimit.

"Është një problem teknik që kërkon vullnet politik. Po tas shikosh sistemi i kullimit është i shkallmuar, sipas rekomandimit të Bankës Botërore cilësohet se sistemi i kullimit të jetë integral pasi nuk mundet që një pjesë ta administrojë pushteti qendror dhe një pjesë pushteti lokal sepse nuk rakordojnë me njëri tjetrin.

Menaxhimi është skandaloz, BB e cila ka qenë një nga investuesit kryesorë ka bërë thirrje që sistemi i kullimit të jetë integral dhe nën një çati të vetme administrative. Kryetarët e bashkësi me gjithë vullneti e tyre për ta administruar sistemin kanë prioritetet të tjera. Kryetari bashkisë është i fokusuar në punët e qytetit, po ta shikoni ndarja e re administrative ka bërë që menaxhimi i fshatit të jetë skandaloz. Kryetarit nuk i bie ndërmend se çfarë ndodh me një kanal në Ishull Lezhë pasi ka në fokus punët brenda qytetit sepse është interesi më i madh.

Kjo ka bërë që investimet të mos kryhen, prandaj edhe sikur sistemi të funksionojë në hidrovore nuk kryejnë punë pasi nuk funksionojnë kanalet tjera. Ky është një sistem që ka rënë pre e një keqmenaxhimi në kundërshtim me të gjitha kriteret teknike. Këtë problem e kanë vënë në dukje të gjitha teknikët dhe specialistët holandez e cila është në krye të menaxhimit të ujërave ku kanë bërë thirrje që të mos ndahet sistemi por të mbahet unikal. AI meqë kishte kryetarët e bashkisë ai pati interes që paratë ti dërgonte këtyre kryetarëve që i shpenzuan për qëllime të tjera jo për kullimin.

Bordit rajonal të Veriut të kullimit i jepen në vit 80 mijë euro për të pastruar kanalet, zgjeruar, zhbllokuar nyjet, mbartur argjinaturat punë që shkojnë në miliona euro dhe jo aq para që shpërndan qeveria.

Fshati që  duket nuk do kallauz, 1300 hektar është nën ujë por duke pasur parasysh që janë pjesët më pjellore. Prej tre ditës bima është nën ujë dhe ajo ka degraduar, pasi  synimi i sistemit të kullimit ka si qëllim pastrimin brenda 24 orësh të ujit në toka."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco