Rrëshqitja e 2 milionë eurove te Currilat në Durrës, Bylykbashi: Ç’provë tjetër duhet për hetim?!

Rrëshqitja e 2 milionë eurove te Currilat në Durrës, Bylykbashi: Ç’provë tjetër duhet për hetim?!

14:26, 23/01/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, e ktheu vëmendjen sot tek rrëshqitja e dherave në Currila jo si një fenomen i pritshëm nga reshjet e dendura, por si një fenomen i pritshëm nga korrupsioni dhe vjedhja qeveritare.

Dy milionë euro ka kushtuar projekti për rehabilitimin e asaj kodre që u shemb, që Bylykbashi me ironi i konsideroi se për qeveritarët ajo shumë duket si “5 fronga të qelbta”. “Nuk ka krim pa gjurmë, por ka krim që nuk hetohet” theksoi me forcë Bylykbashi në reagimin e tij në Fb, ku thotë:

“Ju kujtohet projekti 2 milion euro që gjoja do të rehabilitonte kodrën e Currilave? Ai projekti që gjoja do të siguronte terrenin nga rrëshqitjet dhe do ta kthente në shëtitore? Ja, si tek fotoja e parë. Ka kohë që shëtitorja, që pakkush e përdori, është zhdukur nga rrëshqitjet dhe rrëshqitja e sotme në fotot e tjera është prova e fundit e korrupsionit të atij projekti që synonte vetëm vjedhje fondesh.

Ka kohë që këto vjedhjet me projekte “kozmetike” nga 500 mijë euro si ai i tenderit fals të bashkisë Tiranë, deri në 2 milionë euro si ky i shëtitores së zhdukur në Currila të Durrësit, i duken vogëlsira qeveritarëve në Tiranë, Durrës, etj. U duken si “5 fronga të qelbta”!

Çfarë prove tjetër i duhet prokurorisë që të hetojë e çojë para drejtësisë përgjegjësit e korrupsionit?!  Nuk besoj se duhet pritur që rrëshqitja e radhës të mbulojë ndonjë jetë njeriu, se atëherë nuk është korrupsion por vrasje!”

Image

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco