Monika Kryemadhi, deputetja e PL-së, i vuri në dijeni qytetarët të premte, gjatë denoncimit të një fakti të ri të aferës së groposjes të mbeturinave, edhe për faktin se bashkia e Tiranës ka rihapur venddepozimin e vjetër të Sharrës, ç’ka përbën gjithashtu një vepër penale.
“I bëj thirrje, - tha Kryemadhi në një deklaratë për mediet, - çdo qytetari të ndershëm që është pjesë e qeverisë shqiptare, e administratës, e bashkisë, e sistemit të drejtësisë, të cilët paguajnë në mënyrë të përditshme, 29 euro/ton, ku nga këto më e pakta 15 euro vidhen dhe futen në xhepin e Edi Ramës dhe të Erion Veliajt, më e pakta që mund të bëjnë për qytetarët, për moralin e tyre njerëzor dhe politik e juridik, të ndalojnë pagesat, nga të cilat, 54 milionë dollarë kanë shkuar tashmë dhe vazhdojnë të paguhen përditë në një kompani ku pronarët e saj janë në kërkim nga drejtësia shqiptare.
Ne do të vazhdojmë ta bëjmë prezent çdo ditë e më shumë atë çfarë ndodh në inceneratorin e Tiranës dhe do t’i shkojmë deri në fund se është detyra jonë, jo vetëm si deputetë por edhe si qytetarë, transparenca e një vepre korruptive siç është koncensionari i inceneratorëve ashtu siç duhet bërë për të gjithë koncensionarët që nuk janë gjë tjetër përveçse vepra korruptive të Edi Ramës dhe të qeverisë së tij, i cili pa pikë turpi fut dorën në xhepin e varfër të qytetarëve shqiptarë duke i vjedhur ata në çdo sekondë të ditë.”/ar.sh/SYRI.NET


© SYRI.net