Berisha hoqi vizat me BE, Rama ‘rilind’ Kinën

Berisha hoqi vizat me BE, Rama ‘rilind’ Kinën

09:54, 20/01/2023
A+ Aa A-

Angazhimi i madh politik i qeverisë së Sali Berishës bëri të mundur që shqiptarët të lëvizin pa viza në Bashkimin Evropian. Një status ky, që u rrezikua seriozisht gjatë këtyre viteve te qeverisjes së Rilindjes.

Pak ditë më parë kreu i qeverisë Edi Rama ka reklamuar në rrjetet sociale heqjen e vizave me Kinën. Edhe ky është një lajm i mirë por ka një diferencë me largësi të madhe me lajmin e udhëtimit të shqiptarëve pa viza në BE. Dhe kjo e arritur 10 vjet më parë kur nuk kishte as luftë e as pandemi që mund të të jepnin ndonjë shtysë si kjo e negociatave që i hapi nja 15 herë Rama.

Heqja e ndërsjellë e vizave me Kinën duket se është arritja me e madhe e rilindjes në këto 10 vjet qeverisje në Shqipëri. Heq vizat me Kinën megjithëse shqiptarët nuk kanë patur ndonjë pengesë serioze për të udhëtuar në këtë vend. Por e kundërta mund ti hapë shumë probleme Shqipërisë si një vend i vogël e me një situatë rendi të shpartalluar nga kontrolli politik dhe i bandave kriminale. Pasi kinezet mund ta përdorin Shqipërinë si trampolinë të imponimit të tyre ekonomik apo politik në rajon apo në BE.

Jemi i vetmi vend në rajon pas Serbisë që hapim kufirin për kinezët.

Kjo farë arritje ne ritmet e zhvillimit dhe projekteve integruese të shqiptarëve nuk ka kurrfarë ndikimi pozitiv. Përveç qarkullimit me te lirshëm të mallit “cilësor” kinez që edhe pa viza të hequra kishte mbushur tregjet shqiptare.

Në fund të fundit te Kina ishim në kohën e qoftëlargut dhe me Kinën u kthyem në kohën e pasardhëse të qoftëlargistëve. Amanetet e diktaturës po shkojnë në vend si në marrëdhëniet me Rusinë e Serbinë ashtu edhe me Kinën./E.I./

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco