'S'ka nevojë për negociata'/ Richard Grenell: Albin Kurti të zbatojë marrëveshjen për asociacionin

21:47, 19/01/2023
A+ Aa A-

Ish i dërguari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i bën thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të zbatojë marrëveshjen për asociacionin e komunave serbe. 

Grenell tha në Çim Peka Live se marrëveshja është firmosur dhe nuk ka nevojë për negociata.

Gjithashtu, Grenell tha se nuk surprizohet nga Albin Kurti pasi sipas atij kryeministri i ka kundërshtuar marrëveshjet dhe idetë amerikane për dialogun e Kosovës me Serbinë. 

Diplomati amerikan shtoi më tej se i është bërë presion Serbisë që të zbatojë marrëveshjet si dhe të mendojë pasojat për veprimet që ndërmerr. 

Pjesë nga intervista

Peka: Burime nga Ambasada Amerikanë në Kosovë për gazetarët që kemi atje, pra nga burime serioze, thuhet se Kurtit i kanë lënë kohë të zbatojë marrëveshjet e firmosura nga paraardhësit e tij, në mënyrë të veçantë asociacionin dhe mos gabohem, deri diku në mars, në të kundërt ata do shikojnë alternativa të tjera, brenda faktorit politik kosovar. Ju si njohës i mirë i Kosovës dhe njohës i mirë dhe i Kurtit a besoni se Albin Kurti edhe kësaj radhe do refuzojë amerikanët dhe nëse po, a ka alternativa të tjera politike në Kosovë, të cilat, mund ta mundin Kurtin me votë?
Grenell:
Sikurse thashë, unë nuk jam pjesë e qeverisë dhe nuk di se çfarë thotë Ambasada Amerikane dhe nëse është e vërtetë, unë nuk e kam dëgjuar dhe nuk di ç’të them. Por, do të thoja, se ne kemi shumë marrëveshje lidhur me asociacionin, lidhur me progresin në pjesën veriore të Kosovës. Nuk kemi nevojë për negociata, le të zbatojmë këto që kemi tanimë. Dhe besoj se këtu po kundërshton Albin Kurti dhe kjo është gjëja e gabuar, ai duhet t’i zbatojë marrëveshjet që kanë nënshkruar liderët e Kosovës përpara tij, jo thjesht t’i refuzojë dhe të thotë ‘dua t’ia nis nga e para’ dhe të flasë për çështje politike, por nuk do të habitesha që Albin Kurti të kundërshtojë çfarëdo lloj marrëveshje amerikane. Nuk do të habitesha nëse Albin Kurti do kundërshtonte çfarëdo lloj marrëveshjeje amerikane, realiteti është se ai e i ka kundërshtuar marrëveshjet amerikane që nga koha e Bill Klinton-it. Si qytetar individual ai i ka refuzuar të gjitha idetë amerikane.

Peka: Gjithsesi si qytetarë ka të drejtat e tij dhe si kryeministër ka angazhime ndaj popullit por ju dëgjoj që flisni dhe jo vetëm ju por të gjithë në fakt...
Grenell
: Sigurisht që ka që drejtat e tij ka çdo të drejtë për të shprehur mendimin, për të ngritur zërin por gjithashtu duhet të jetojë edhe me këtë reputacion po i krijon vetes, që kundërshton vazhdimisht idetë amerikane dhe nuk po them se duhet t’i përqafojë idetë amerikane por nëse ai i kundërshton të gjitha idetë amerikane duke thënë se nuk ka pranuar asnjë ide amerikane ai po tregon hapur se nuk dëshiron...

Peka: Nëse Kurti nuk po zbaton një marrëveshje, Serbia dhe Vuçiç nuk po zbaton shumë më shumë marrëveshje të firmosura. A ju duket se ka një presion të njëanshëm kundrejt zotit Kurti si pala më e dobët dhe nuk ka presion ndaj Serbisë të zbatojë marrëveshjet e firmosura?
Grenell:
I kemi ushtruar presion Serbisë gjatë gjithë kohës për të zbatuar marrëveshjen i kemi kërkuar që të mendojë veprimet që ndërmerr, i kemi ushtruar presion duke i kërkuar që të mendohet edhe për elementët ekonomike ose më saktë e kemi ri-ushtruar presionin shpeshherë mbi Serbinë. Tashmë, që nuk jam më pjesë e qeverisë unë flas për zhvillimin ekonomik edhe më tepër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco