'Marrëveshje mes kompanive'/ PD denoncon dy tendera të dyshimtë të bashkisë së Matit: Të hetohen!

'Marrëveshje mes kompanive'/ PD denoncon dy tendera të dyshimtë të bashkisë së Matit: Të hetohen!

21:33, 19/01/2023
A+ Aa A-

Dega e Partisë Demokratike në Mat ka denoncuar dy tendera të dyshimtë të firmosur nga bashkia socialiste e drejtuar nga Agron Malaj. 

Kryetarja e degës së PD, Denisa Vata ka bërë me dije se për tenderat me objekt rikonstruksion gjimnazi '28 nëntori' dhe rikonstruksion shkolla 9-vjeçare 'Mustafa Gjestila', dyshohet për marrëveshje mes dy operatorëve në garë, si në rastin e parë ashtu edhe të dytin. 

Ajo i bën thirrje prokurorisë të hetojë procedurat e prokurimit në bashkinë e Matit. 

Ja denoncimi

Bashkia Mat ka bere dy procedura prokurimi.

“Rikonstruksion i Gjimnazit “28 Nëntori”, Bashkia Mat" është fituar nga “EGEU STONE” Sh.p.k,

Në garë kanë marrë pjesë 2 operatore dhe fitues është kualifikuar oferta më e ulët, me diferencë minimale të ofertave me njëra tjetrën. Shoqëria e dytë në garë është ULZA shpk, e cila është skualifikuar me motivacionin “Në Listën e çmimeve të ofertës së paraqitur (Preventivi i punimeve), konstatohet se nga ana e Operatorit Ekonomik nuk është kryer përllogaritje mbi sasitë e përcaktuar në preventivin e punimeve objekt kontrate (Shtojca 2 e DST-së), por është proçeduar me ndryshimin/ uljen dhe rritjen e sasive të zërave të punimeve, veprime këto, në kundërshtim me përcaktimet e nenit 45 pika 3  e VKM-së Nr. 285, datë 19.5.2021 (i ndryshuar), pasi i vetmi element i ndryshueshëm është vetëm çmimi që oferton, dhe jo elementët e tjerë të ofertës ekonomike”.

Tenderi me objekt “Rikonstruksion shkolla 9-vjeçare “Mustafa Gjestila”, Burrel”, me fond limit 100.192.722 lekë dhe vlerë kontrate 98.447.456 lekë, sa 98.2% të vlerës së kontratës është fituar nga shoqëria Ulza shpk, si oferta më e ulët, me diferencë minimale nga oferta tjetër në garë.

Edhe në këtë rast, në garë kanë marrë pjesë 2 operatorë, ku operatori i dytë është bashkimi i shoqërisë Egeu Stone shpk dhe BE-IS shpk, të cilët janë kualifikuar si fitues në tenderin me objekt “Rikonstruksion i Gjimnazit “28 Nëntori”, Bashkia Mat”.

Eshte e qarte qe ka një marrëveshje ”të heshtur” midis operatorëve ekonomikë që një të fitojë një tender dhe një tjetrin, kjo pasi në garë në të dy tenderat janë vetëm 2 operatorë, ofertat janë sa 98% e vlerës së kontratës dhe në rastin kur kualifikohen fitues ofertojnë si oferta më e ulët për tu kualifikuar fitues, me diferencë minimale nga njëri tjeteri.

Minimalisht Prokuroria e Matit duhet te hetoje per kete .

p.s: vazhdojme ta ndjekim me detaje

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco