Rruga 'Ndre Mjeda' në gjendje të mjeruar/ Blushi: Veliaj nuk ka kohë, i fokusuar tek vjedhja

Rruga 'Ndre Mjeda' në gjendje të mjeruar/ Blushi: Veliaj nuk ka kohë, i fokusuar tek vjedhja

22:29, 17/01/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka denoncuar në rrjetin social 'Facebook', gjendjen e mjeruar të rrugës 'Ndre Mjeda' për të cilën kanë mjaftuar pak reshje shiu, për tu përmbytur.

Blushi ndër të tjera shkruan se në 8 vite në krye të bashkisë, Veliaj nuk kishte kohë të ndërtonte një infrastrukturë dinjitoze për kryeqytetin sepse ishte i fokusuar tek vjedhja me mega-aferën e inceneratorit të Tiranës dhe tek lejet e ndërtimit.

Statusi i plotë i Blushit:

"Sonte në Rrugën "Ndre Mjeda" tek Njësia Bashkiake Nr.7 të lënë rrugëve nga Erion Veliaj. Gjendja e mjeruar, e rënduar edhe nga shiu, flet vetë!
Tetë vite në krye të Bashkisë, me taksa dhe tatime të rritura dhe me një buxhet vjetor prej 350 milion euro, Erion Veliaj nuk pati kohë të ndërtonte një infrastrukturë dinjitoze për kryeqytetin sepse ishte i fokusuar tek vjedhja me mega-aferën e inceneratorit të Tiranës dhe tek lejet e ndërtimit.
Tirana ka nevojë për një administrim më të mirë dhe jo për një Kryebashkiak që e ka mendjen tek vjedhja dhe mashtrimi nga mëngjesi në darkë!
Ndaj më 14 Maj Tirana do të votojë Ndryshimin! "


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco