Lagjja në Tiranë pa drita, Këlliçi denoncon: Tirana është ajo që shikohet, jo ajo ku dielli lind nga veriu

Lagjja në Tiranë pa drita, Këlliçi denoncon: Tirana është ajo që shikohet, jo ajo ku dielli lind nga veriu

22:15, 17/01/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi, ka ndarë më ndjekësit në rrjetin social 'Facebook' një tjëtër ‘punë të bashkisë’ ku një lagje e tërë në kryeqytet duket se është lënë në errësirë të plotë vetëm për shkak të një riparimi tubacionesh uji.

Këlliçi shkruan ndër të tjera, se Tirana është ajo që shikohet e jo ‘ajo fantashkenca që ju tregon bashkia, me diellin që lind nga veriu’.

Postimi i plotë i Këlliçit:

Paaftësia e bashkisë e fotografuar nga vetë banorët.

Për një riparim tubash uji, një lagje e tërë ngelet në errësirë. Ndëpresin ndriçimin publik për mijëra banorë ndërsa dritat e rrugëve qëndrojnë ditën ndezur.

Ky është administrimi i bashkisë? Kjo na trumbetohet me të madhe në çdo ekran?

Tirana është kjo që shihni ju, jo ajo fantashkenca që ju tregon bashkia, me diellin që lind nga veriu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco