Igli Cara: Rama i fali mikut të tij Alabaar 231 milionë euro. Ua mori qytetarëve durrsakë!

21:29, 17/01/2023
A+ Aa A-

Biznesmeni arab, Alabaar po shet apartamentet në pjesën e portit të Durrësit kur ende nuk kanë nisur punimet. 

A Show me Adi Krastën në Syri Tv, kandidati i opozitës për bashkinë e Durrësit, Igli Cara tha se Alabaar nuk do investojë 2.1 miliardë euro, po merr paratë e shqiptarëve.

Cara shpjegoi se Edi Rama i fali Alabaar 231 milionë euro duke e përjashtuar nga taksat, para të cilat ua merr qytetarëve durrsakë. 

"Rama thotë që Alabaar do të investojë 2.1 miliardë euro, por faktet dolën që nuk do të investojë kaq. Ato filluan shitjet dhe po tregon që Alabaar jo vetëm nuk po investon, por po merr lekët e shqiptarëve pa filluar punë dhe pse jo do t'i eksportojë jashtë. Të mos harrojmë që ka deklaruar një vlerë 80 mln euro dhe 80 mbrapa. Po bëj një llogari ndryshe, ka falur, do e them shpesh këtë dhe duhet ta sqaroj diçka se jam kandidat për bashkinë, për çdo ndërtim që është bërë në Durrës është një taksë infrastrukture 8% që quhet ndërtim në shitje dhe 3% taksa e strehimit, 11% të 2.1 miliardë eurove janë 231 mln euro, e përkthyer për 100 mijë votues që votojnë zakonisht në Durrës janë 2300 euro që i janë marrë çdo votuesi në Durrës dhe i janë falur arabit. Pyetja është: Me ç'të drejtë zoti kryeministër mund të më marrësh lekët e qytetit tim kur në të gjitha ndërtimet në qytetin e Durrësit ti i ke marrë taksën e infrastrukturës dhe taksën e strehimit? Me ç'të drejtë? Mikut të tij. 231 mln euro janë shumë për qytetin e Durrësit, janë 10 vjet investime të rëndësishme", theksoi Cara.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco