Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

Eksperti: Centralizimi i të dhënave tek AKSH-i është bërë për të kontrolluar votat

21:37, 17/01/2023
A+ Aa A-

Eksperti i IT-së Gent Progni duke folur në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ka shpjeguar me pak fjalë faktin se centralizimi i të dhënave tek AKSH-i është bërë për të kontrolluar votat.

Progni tha në SYRI TV, se kjo database e krijuar është përdorur edhe për të anuluar votën e diasporës, pasi në çdo llogaritje të bërë, Rama dilte i humbur.

‘E Albania dhe AKSH-i që kur është formuar, është bërë për të centralizuar të gjitha të dhënat. Centralizimi i të dhënave është bërë për të vetmin fakt që partia të përdorë atë databasë. Unë kam informacione se ajo databasë është përdorur edhe për të anuluar votën e diasporës, sepse me të gjitha algoritmet e mundshme, Rama dilte partia humbëse.

Nuk jam nga ata naivë që mendoj apo ti them vetes, që nuk duhet ta thuash këtë fjalë. Jam shumë i bindur që Rama e ka pasur informacionin për sulmin, jam shumë i bindur se të dhënat i kanë shkuar në zyrë çdo javë. Kam informacion shumë të saktë edhe me emra punonjësish të AKSH-it që kanë bërë operatorin në Facebook e Ramës, duke fshirë apo komentuar, duke u paguar me taksat tona si punonjës të AKSH-it.

Edhe teknikisht ka ndodhur dhe e kam parë edhe me sytë e mirë këtë gjë.

Ne do të kërkojmë heqjen e aplikacionit Aktivist, edhe heqjen nga Facebook të faqeve që kanë likes, komente të rreme’, - tha Gent Progni në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco