‘Përjashtimi i deputetëve lojë e Ramës’, Paloka: Opozita e vërtetë në selinë e PD

‘Përjashtimi i deputetëve lojë e Ramës’, Paloka: Opozita e vërtetë në selinë e PD

13:20, 16/01/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD Edi Paloka e cilësoi lojë mes Ramës dhe Alibeajt atë që ndodhi me përjashtimin e 4 deputetëve të PD.

Në një intervistë për Euronews Albania, Paloka u shpreh se i ashtuquajturi përjashtimi ishte maska e fundit që hoqi Alibeaj në bashkëpunimin e tij me Ramën.

Sipas tij, opozita e vërtetë është ajo në selinë e PD dhe në krah të Sali Berishës.

“Ai përjashtim nuk ka asnjë vlerë juridike pasi ata deputetë nuk e njohin Alibeajn. Ramës i intereson një opozitë false e blerë, si ‘kërpërata’ për të arritur qëllimet. I ashtuquajturi përjashtim vlen vetëm për Ramën. Ai është  një akt qesharak, por serioz nëse hyjmë në nivelet e lojës së Alibeajt me Ramën.

Rama e di që mund të triumfojë vetëm nëse ka njerëz që blihen ose hanë presionin e Ramës”, tha Paloka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco