Kamerat e krimit në Shkodër/ Berisha: Syri i Ciklopit të mafias vëzhgon kudo

Kamerat e krimit në Shkodër/ Berisha: Syri i Ciklopit të mafias vëzhgon kudo

12:41, 16/01/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në konferencën e sotme për shtyp se vendosja e Shkodrës në një sistem kamerash është dëshmia më flagrante e gjithë fuqisë së mafias.

“Mafia është ajo që sundon kudo. Krimi është ai që vendos. Ai ka bajlozët e tij, të përfaqësuar me Edi Ramën në qeveri. Krimi ka përfaqësues në parlament me Ballën e Gjiknurin. Krimi ka përfaqësues Erion Veliajn në Bashkinë e Tiranës.

Krimi vendos kudo.

Njëlloj si në narko-shtetet më të konsoliduara në histori, në Amerikën Latine, rrugët, sheshet e qyteteve tona janë të vendosura tërësisht, në çdo metër katror në kontrollin e Syrit të Ciklopit.

Kamerat e vendosura nga organizatat kriminale, të cilat bashkëpunojnë ngushtë me segmentet e tyre në polici dhe institucionet e tjera.

Vendosja e Shkodrës në një sistem kamerash të specializuara nga organizatat kriminale, është dëshmia më flagrante e gjithë fuqisë së mafias në këtë vend.

Mendoni ju se është vetëm Shkodra? Absolutisht jo. Është çdo pjesë e këtij territori. Shkoni në Vlorë, nisuni në Elbasan, në Korçë, kudo jeni të filmuar,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco