Kafe Shqeto/ Debati Koreshi- Gurra: Vendimi Alibeajt jo i drejtë, Berisha të mbledhë deputet që të zgjedhim kreun e grupit parlamentar

11:36, 16/01/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Emisionin e Mëngjesit 'Kafe Shqeto' në Syri.Tv ishte deputeti i Partisë Demokratike në Lushnje, Saimir Koreshi dhe politologu Hysni Gurra.

Koreshi është shprehur se vendimet e Alibejat i kemi marrë vesh nëpërmjet mesazheve në telefon, ai i bëri thirrje Berishës që të mbledhë të gjithë grupin parlamentar ku të zgjidhen dhe të gjitha problemet brenda PD-s.

Politologu, Gurra e ka cilësuar vendimin e grupit që nuk janë me asnjë palë si më të dëmshin për PD-në pasi janë pikërisht ata që e mbajnë peng vulën dhe bashkimin, sepse nëse kalojnë nga shumica, që shihet qartë se është Berisha, nuk ka kryeministër që ta pengojë vendimin e Gjykatës. Gurra ndër t tjera i ka bërë thirrjedeputetit që të marrë vendimet që i takojnë dhe nëse nuk janë me asnjë palë le të regjistrohen si të pavaruar

Koreshi: Unë jam si ju se më shumë dini ju atje në Tiranë se sa unë këtu në Lushnje. Salianji më ka kërkuar dhe më ka kërkuar edhe votën për të larguar nga kreu i grupit parlamentar të Enkeled Alibeaj.

Kjo ishte një lëvizje e gabuar nga të dyja palët mbi këto proçes, ne kemi kërkuar që të bashkohemi dhe jo ta përçajmë më tepër. Ne duhet q të bashkohemi me demokratët ë garën e 14 majit në zgjedhjet lokale. Rasti i bashkimit është Divjaka ku ka bërë bashkë të dyja grupet dhe deputetët e të gjitha grupeve që të kërkojmë votat për Aurel Malkon. Për ne është e parëndësishme se çfarë ndodh në Tiranë, ne kemi një synim që të fitojmë bashkitë tona në këtë qark ku unë bëj unë pjesë.

Është dashur që të kishte një shfuqizim të vendimeve që përjashtonin deputetët nga grupi parlamentar dhe kjo ka përshkallëzuar më shumë situatën.

Duhet që të gjithë deputetet të mblidhen në seli dhe të diskutojmë problemet, ku ndër të tjera të bëhet dhe një votim për kryetarin e ri të grupit parlamentar dhe mos të mbetet një kryetar me 7 ose 8 vota.

Gurra: Një parti politike funksionon në bazë të bashkimit dhe statutit por e gjitha merr formë nga votat dhe mbështetësit, dhe ju si deputet duhet të qartësoni se kush është shumicë në Lushnje dhe zonat ku ju operoni, ashtu si evidentuat edhe rastin e Divjakës ku të gjithë demokratët u bashkuan më kandidatin e primareve. Deri tani shumicë dhe lider i shumicës është parë qartë që është Berisha.

Korreshi: Unë jam i qartë se shumicën e madhe të të gjithë gjërave që rrethojnë partinë demokratike është në krahun Sali Berishës. Në këtë rrjedhë duhet që vula nga Gjykata të kalojë në krahun e Berishës. Unë në mbledhje gjithmonë kam kërkuar që të bëhen nuk të gjitha vendimet kjo edhe për Berishën. Gjithmonë kam kërkuar sheshmin e gjërave dhe të bashkohemi.

Gurra: Të gjitha demokratët që të bëhen bashkë i bëni ju deputetët e papërgjegjshëm që nuk shihni se ku është shumica dhe që duhet të bashkoheni me të. Në mënyrë arbitrare ku zbardhet vendimi i gjykatës i cili mbahet nga pushteti. Po ashtu është pengesë edhe një grup i deputetëve duke qëndruar në mes ose në krahun e Alibeajt duke edhe shantazhuar grupin e shumicës që është në krahun e Berishës. Nëse të gjithë këta deputet kalojnë në krah të shumicës nuk ka gjykatë që ta ndalojë kalim e vulës. Personi i cili i luan fijet është Rama, që i ka shijuar kjo opozitë e Alibeajt ku në të gjitha rastet i ka tallur barbarisht në të gjitha përballjet ose kompromiset politike.

Deputetet duhet ti afroheshin kompromisit, duke u bashkuar me lëvizjen e Salianjit, pasi vulën deri tani po e pengon kryeministri dhe vetëm një bashkim me shumicën e bën të mundur kalimin e vulës në krahun e shumicës.

Deputeti i cili ka zëvendësuar Alfred Rushanj është pozicionuar qartë, shkoi dhe u regjistrua i pavarur ndërsa këto që thonë që nuk jemi me asnjë palë nuk e bëjnë këtë gjë, pra ata që po e mbajnë peng janë pikërisht këta që thonë se nuk jemi me asnjë grup.

Koreshi: Salinaji nuk e bashkon dot partinë demokratike sepse një grup deputetësh nuk i beson sepse është pozicionuar në krahun e Berishës. Përsa i përket bashkimit për mua është vetëm rruga e mbledhjes s të gjithë deputetëve dhe ta hedhim në votë se kush do të jetë kreu i grupit parlamentar. Unë pres nga Berisha që të thërrasë të gjithë grupin dhe të marrim vendime që ti mbyllim të gjitha këta ndarje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco