Këlliçi denoncon trafikun kilometrik: Mijëra qytetarë nuk kryejnë dot punë

Këlliçi denoncon trafikun kilometrik: Mijëra qytetarë nuk kryejnë dot punë

11:26, 16/01/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliç ka denoncuar trafikun kilometrik që përjetojnë qytetarët çdo mëngjes në kryeqytet.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi ka shpërndarë një foto nga trafiku i rënduar në Rrugën e Elbasanit, ku dallohen qindra makina të bllokuara.

‘Mijëra qytetarë që janë nisur për punë, janë së paku 2 orë me vonesë. Dhjetra të tjerë që vijnë nga rrethet do ta kenë të pa mundur të kryejnë të gjitha punë në zyrat e shtetit, ambasada apo punë të tjera brenda ditës së sotme’, shkruan Këlliçi. 

POSTIMI I PLOTE

Fillim jave në Tiranë!

Hyrja lindore e kryeqytetit - ora 10:15 dita e parë e javës. Mijra qytetarë që janë nisur për punë, janë së paku 2 orë me vonesë. Dhjetra të tjerë që vijnë nga rrethet do ta kenë të pa mundur të kryejnë të gjitha punë në zyrat e shtetit, ambasada apo punë të tjera brenda ditës së sotme. 

Pa llogaritur litrat e karburantit më të shtrenjtë në Europë, të shpenzuara duke ndenjur në trafik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco