Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Agron Çela në mbledhjen e PS/ Rama lëvdon Spiropalin, kritikon Xhaçkën

Agron Çela në mbledhjen e PS/ Rama lëvdon Spiropalin, kritikon Xhaçkën

11:12, 16/01/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka drejtuar mbledhjen e parë të grupit të PS-së, para seancës plenare.

Ai i ka uruar mirëseardhjen edhe deputetit shkodran Agron Çela, i cili merr pjesë në mbledhjen e parë të grupit.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Rama ka bërë një analizë të performancës së ministrave në raport me parlamentin në lidhje me aktivizimin dhe prezencën.

Sipas tij, performancën më të mirë e ka ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ndërsa performanca më e dobët është për ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.

Po ashtu Rama mësohet se ka kritikuar edhe deputetët e Vlorës, duke thënë se të gjithë ata po kërkojnë të bëhen kryetarë bashkie.

Kritika pati kryeministri edhe për deputetët, duke thënë se mungojnë nëpër komisione, duke pamundësuar ndonjëherë edhe mbledhjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco