'Thirrje Presidentit të shprehet qartë për genocidin serb në Kosovë'

'Thirrje Presidentit të shprehet qartë për genocidin serb në Kosovë'

10:13, 16/01/2023
A+ Aa A-

Nga Tritan Shehu

Presidenti sot ka rastin që të shprehet. Sot Presidenti do të dekorojë Walker, 24 vite nga masakra e Reçakut. Shumë mirë kjo, thellësisht e merituar! 

Por, a do të kërkojë Presidenti që Rezoluta jonë për njohjen e dënimin e genocidit serb në Kosovë, mos të vazhdojë të censurohet nga regjimi?! 

Që Kuvendi ynë ta njohë, dënojë atë gjenocid, sepse fytyra e atij genocidi u shpalos para botës me atë masakër që Walker me kurajo denoncoi, ndërsa prej një viti “Rama & Co” nuk lejojnë të futet në Kuvend, kërkesa jonë për debat, për njohjen dhe dënimin e genocidit serb në Kosovë të cilin edhe Serbia vet duhet ta pranojë e dënojë - e rëndësishme kjo për stabilitetin e rajonit.

Pa dyshim, janë kërkesat e Vuçiçit që nuk lejojnë hapjen e atij debati edhe në parlamentin tonë. Ndërsa dje, Walker i përmendi direkt Vuçiçin me Millosheviçin si censuruesit e atëhershëm të së vërtetës për atë masakër, pjesë ajo e genocidit serb. 

Vuçiçi vazhdon të njëjtat përpjekje! Kjo është e kuptueshme, sepse Ministër i Propagandës së Millosheviçit ka qenë ai, por që ai të komandojë edhe Kuvendin e Shqipërisë, kjo është antikombëtare, anti-Kosovë, ndesh me interesat e rajonit, e rrezikshme!

Prandaj i bëj thirrje Presidentit që sot, me rastin e dekorimit të Walker, të shprehet qartësisht për genocidin serb në Kosovë; të theksojë domosdoshmërinë e njohjes e dënimit të tij nga Kuvendi i Shqipërisë; t’i kërkojë Serbisë të bëjë të njëjtën gjë, ashtu si ia ka kërkuar Parlamenti Europian.

Kjo do t’i jepte më shumë vlera edhe dekorimit të figurës madhore të Walker sepse Walker i hoqi para botës petët atij genocidi, duke e quajtur ate me emrin real: Genocid dhe vetëm genocid!

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco