Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO-SYRI TV/ Prezantohet kandidati i PD për Bashkinë Maliq, Gega: Të bashkuar do fitojmë zgjedhjet

13:11, 15/01/2023
A+ Aa A-

 

Dega e Partisë Demokratike në Maliq ka prezantuar zyrtarisht kandidatin e kësaj force politike për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Bëhet fjalë për mjekun e njohur Alfred Gega, i cili është një figurë aktive në jetën politike të Partisë Demokratike dhe asaj civile në këtë qytet.

Prezantimi i kandidatit të PD-së për bashkinë e Maliqit është bërë përpara anëtarëve të kësaj force politike dhe aleatëve të saj, nga deputeti Edmond Spaho, i cili pasi ka paraqitur jetën politike të mjekut Alfred Gega, ndërsa kërkoi që në 14 maj të gjithë demokratët të jenë të bashkuar.

Mjeku Alfred Gega pasi ka falenderuar anëtarësinë për besimin e treguar, i ka siguruar ata se të gjithë së bashku do t’ja dalin për të fituar bashkinë e Maliqit.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare kandidati i Partisë Demokratike Alfred Gega, në rang qarku ka marrë 2829 vota, ndërkohë që në këto zgjedhje në bashkinë e Maliqit Gega ka marrë 1417 vota.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco