Petrit Vasili: Raporti i  FMN alarm, qeveria po e dërgon ekonominë në greminë

Petrit Vasili: Raporti i FMN alarm, qeveria po e dërgon ekonominë në greminë

12:42, 15/01/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka paralajmëruar qeverinë se politikat e ndjekura nga ato po e çojnë vendin drejtë greminës. Vasili duke ju referuar FMN-s për rreziqet që i kanosen vendit kërkon që të merren masa të menjëhershme nga qeveria.

Sipas deputetit qeveria është e kapur nga korrupsioni pandemik, kriminalizimi dhe pastrimi i parave të pista

Postimi i Vasilit:

Koncesionet, sistemi taksave, çmimet dhe emigracioni po çojne ekonomine ne gremine!

FMN realisht jep alamin per ekonomine dhe shefja e saj ne Shqiperi ka folur shume qarte.

Qeveria e kapur nga korrupsioni pandemik shkaterrimtar, kriminalizimi dhe pastrimi i parave po çon ekonomine ne gremine.

Qeveria me moton "pas nesh u befte qameti" po rrenon çdo parameter ekonomik duke shkaterruar ekonomine me koncesionet, sistemin e taksave korruptiv dhe gjobaxhi, me emigracionin dhe varferimin galopant te vendit per shkak te çmimeve te larta peng i monopoleve te dyshes qeveri- oligarki.

Shefja e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, YAN SUN thote ne menyre shterruese se:

PPP:

 "Ne mbetemi të shqetësuar për rreziqet e PPP-ve, të vlerësuara në rreth 40% të PBB-së së vitit 2022, bazuar në vlerën e kontratave të projekteve ekzistuese dhe atyre në proces. Kuadri për koordinimin dhe menaxhimin e PPP-ve vazhdon të vuajë nga dobësi të mëdha dhe mbetet e paqartë se sa të zgjeruara janë rreziqet fiskale".

 "Prioritet urgjent për Shqipërinë është përafrimi i kornizave të menaxhimit të PPP dhe investimeve publike, si dhe integrimi i tyre i plotë në ciklin normal të buxhetit".

TAKSAT:

 "Theksojmë se sistemi aktual i taksave në Shqipëri është kompleks dhe i fragmentuar dhe ndryshimet e shpeshta “ad hoc” kanë dëmtuar stabilitetin dhe transparencën e sistemit".

 "Ndërtimi i një sistemi tatimor më të drejtë, më efikas, më të thjeshtë dhe më transparent mund ta bëjë Shqipërinë më tërheqëse për investimet e huaja, ndërkohë që do të fuqizojë aktivitetin e brendshëm ekonomik, duke futur stimujt e duhur ekonomikë dhe duke u përballur me nivelin e lartë të informalitetit".

EMIGRACIONI:

 "Përtej efektit negativ në produktivitet dhe rritjes potenciale afatgjatë, emigracioni ka gjithashtu implikime negative për të ardhurat nga taksat dhe koston e ofrimit të shërbimeve publike".

ÇMIMET:

 "rritja e kostos së jetesës ka filluar të ndikojë negativisht në besimin dhe kërkesën e brendshme, me inflacionin që ka arritur nivelet më të larta të dy dekadave në muajt e fundit, i nxitur nga çmimet e ushqimeve dhe energjisë".

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco