Meta për kandidatin e opozitës në Maliq: Mjeku Gega meriton mbështetjen për kryebashkiak

Meta për kandidatin e opozitës në Maliq: Mjeku Gega meriton mbështetjen për kryebashkiak

11:48, 15/01/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta mbështet kandidaturën e mjekut të njohur Alfred Gega, ish-deputet, për bashkinë e Maliqit.

Meta shkruan se vlerat dhe gatishmëria e tij për të qenë pranë qytetarëve janë një garanci e fortë për një Bashki vetëm në shërbim të tyre.

Reagimi i kreut të PL-së, Ilir Meta:

Mjeku humanist, Dr.Alfred Gega i dalluar për profesionalizmin dhe përkushtimin e palodhur në shërbim të njerëzve në çdo orë të ditës dhe natës e meriton plotësisht mbështetjen për të qenë Kryebashkiaku i ardhshëm i Maliqit.

Vlerat dhe gatishmëria e tij për të qenë pranë qytetarëve janë një garanci e fortë për një Bashki vetëm në shërbim të tyre. Falënderoj drejtuesit e Partisë të Lirisë dhe Partisë Demokratike për frymën e bashkëpunimit dhe besimit në fitore.

Maliqi meriton Ndryshimin!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco