Mjeku Ilir Alimehmeti: Shëndetësia falas, dështim që në origjinë!

Mjeku Ilir Alimehmeti: Shëndetësia falas, dështim që në origjinë!

23:19, 14/01/2023
A+ Aa A-

Ilir Alimehmeti thotë se “fjala shëndetësi falas ka qenë një dështim që në origjinë, që kur u tha”.

Sipas tij dhe pse “ne themi shëndeti i pari” sipas tij “kur vjen puna për investime dhe për t'u marrë me të shteti, nuk del kurrë i pari”.  

Alimehmeti tha për Ora News se “mjekësia është diçka emergjente ku duhet të ndërhysh shpejt” ndaj dhe qeveria duhet të ketë plane rezervë.

"Shëndetësia është një lloj misioni. Sfidat janë madhore. Elementi kyç është pacienti. Fjala shëndetësi falas ka qenë një dështim që në origjinë, që kur u tha. Nuk ekziston në asnjë vend të botës shëndetësi falas. Shëndetësia paguhet në një mënyrë ose tjetër, se paguhet nga buxheti i shtetit. Mashtrimi masiv ekziston. Shëndetësia është një degë që harxhon. Ne themi shëndeti i pari, por kur vjen puna për investime dhe për t'u marrë me të shteti, nuk del kurrë i pari.   

Së pari duhet të kesh një planifikim. Pra çfarë duhet, ku duhet të shkojmë, dhe çfarë nuk duhet të mungojë. Së dyti duhet të kesh një plan rezervë, aparaturat mund të prishen. Mjekësia është diçka emergjente ku duhet të ndërhysh shpejt, ka njerëz që vuajnë. Është problem i madh të mos reagosh ndaj situatave. Kjo nuk është e pranueshme".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco