Aferat e Veliajt me rrugët/ Hoxhaj: Kompanitë kanë fituar tenderin, por nuk kanë filluar punimet

17:24, 12/01/2023
A+ Aa A-

Gazetari i Syri Tv Juljan Hoxhaj i ftuar në edicionin e pasdites me Armela Ferkon ka deklaruar se drejtuesit e qeverisë i kanë fituar tenderat për asfaltimin e rrugëve por nuk i kanë filluar ende punimet.

Ai tregoi konkretisht rastin me rrugën “John Belushi” në kryeqytet, skandali i cili u zbulua nga kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi duke thëne se tenderat të tillë bëhen vazhdimisht por qeveritarët dynden të bëjnë investimet në kohën pranë zgjedhjeve elektorale.

"Afrimi i fushatës e krijoi një lloj skandali me rrugën “John Belushi” sepse tendera bëhen vazhdimisht për rrugë e për punime të ndryshme publike, por ato ndonjëherë kalojnë pa u vënë re. Afrimi i fushatës  për shkak të disa kufizimeve ligjore nga kodi zgjedhor i ka nxitur partitë politike , sidomos krahun e majtë,  që të nxitojnë e të kryejë sa më shumë tendera publik për investime publike, sidomos në rrugë, që ndryshe quhet asfalt elektoral  dhe ky është një fenomen që është vënë re vazhdimint në pragë të fushatave  zgjedhore.

Pikërisht skandali me rrugën “John Belushi” i denoncuar nga kandidati i opozitës Belind Këlliçi për bashkinë e Tiranës,ka nxjerrë në pah edhe tematika të thera që lidhen pikërisht me tenderat e kryer nga bashkia e Tiranës, po jo vetëm, që drejtohen nga mazhoranca.

Që prej verës së kaluar por me një dendësi më të madhe në vjeshtën e vitit që lam pas ka pasur shumë tendera, procedura të shpallura por edhe kontrata të lidhura me kompani private për kryerjen e punimeve publike.

Problrmi është tek mosnisja e punimeve, mos respektimi i afateve të tjera".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco