Berisha: Si po fshehin qeveritarët hetimin e vdekjes (vrasjes) mafioze të Enver Sheshit

Berisha: Si po fshehin qeveritarët hetimin e vdekjes (vrasjes) mafioze të Enver Sheshit

17:15, 12/01/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar fshehjen që po i bëhet vrasjes së Enver Sheshit, në burg.

Kreu i demokratëve, ka publikuar një shkrim të Lutfi Dervishit, se si institucionet shtetërore po fshehin të vërtetën në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, të aferës së inceneratorëve.

Reagimi i kreut të PD, Sali Berisha:

‘Shikoni si fshehin qeveritarët hetimin e vdekjes (vrasjes) mafioze të Enver Sheshit, të arrestuar për djegësat.

Në një status të mëparshëm kam paraqitur informacione të qytetarëve dixhital në të cilat bëhej fjalë për eleminim mafioz të viktimës me qëllim që ti mbyllnin gojën.

Këto akuza pothuaj konfirmohen nga një analizë që gazetari i njohur Lutfi Dervishi u bënë qëndrimeve të autoriteteve zyrtare, pengesat e hapura nga ana e tyre per zbardhjen e fundit tragjik të Enver Sheshit, i cili kishte marrë përsipër të dëshmonte të vërtetën, vendim i cili i kushtoi atij jetën!

Vdekja në paraburgim, 48 orë sorollatje

Vëzhguesit e Komitetit Shqiptar të Helsinkit kërkuan informacion tek autoritetet përkatëse për rrethanat e vdekjes z. E. Shehi I paraburgosur në IEVP, nr 313 për aferën e incineratorëve.

Më poshtë janë sorollatjet 48 orëshe të institucioneve që duhet të ishin të alarmuar për rastin!

Dita e parë

1.

Drejtori i Burgut 313, nuk i lejoi monitoruesit për të vëzhguar me justifikimin se çështja është në hetim dhe informacionet përbëjnë sekret hetimor.

Vëzhguesit: A ka vuajtur viktima nga probleme kardiake?

Përgjigje: Jo. Të dielën në orën 16:10 ka shfaqur disa ankesa dhe mjeku dhe ndihmës mjeku I kanë dhënë menjëherë ndihmën e shpejtë. Në orën 16:20 ka mbërritur në QSUT.

2.

Prokuroria e Tiranës: ‘nuk kemi asnjë kallëzim të regjistruar për këtë çështje. Presim që policia të bëjë verifikimet brenda 5 ditëve. Bëni kërkesë zyrtare për informacion.

3.

QSUT: Vëzhguesit presin mbi 1 orë e 30 minuta, sepse sekretari I përgjithshëm nuk ishte dhe stafi ishte në një aktivitet. Në fund të pritjes informacioni i vetëm që morën ishte: bëni kërkesë zyrtare për informacion.

4.

Avokatja e çështjes: më dërgoni me email pikat që do të diskutoni dhe të premten jam e gatshme t’iu takoj.

Dita e dytë

5.

Drejtoria e Policisë Tiranë: Shkoni te drejtoria e përgjithshme e policisë sepse ne nuk kemi informacion. Kjo çështje është në kopetencë të SPAK-ut.

6.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë: ‘Shkoni te komisariati nr 3, që është afër burgut’

7.

Komisariati nr 3.: ‘Shkoni te komisariati nr. 4, sepse është afër Institutit të Mjekësisë Ligjore ku është bërë autopsia e viktimës’.

8.

Komisariati nr. 4, Oficeri i Policisë Gjyqësore: ‘Dje i kam dërguar prokurorisë një shkresë për referimin e disa materialeve për veprime të mëtejshme proceduriale’ (pra nuk ka kallëzim). Bashkëlidhur shkresës kanë qenë disa dokumente që vëzhguesve nuk ju vunë në dispozicion (procesverbali kryerjes së ekspertimit mjeko-ligjor, akti I kqyrjes së kufomës dhe të dhënat e sistemit TIMS.)

9.

Instituti I Mjekësisë Ligjore: ‘Autopsia vonon edhe 30 ditë. Për rastin konkret nuk e dimë se kur do të dalë dhe në çdo rast, për çdo dokument bëni kërkesë zyrtare për informacion.

10.

Prokuroria e Tiranës: ‘nuk ka shkresë të mbërritur nga komisariati nr 4. Nuk është hedhur në sistem ndonjë e dhënë për këtë çështje ‘.

Vëzhguesit: Drejtori I burgut na tha se janë sekuestruar dokumentet e çështjes nga prokuroria. A keni informacion në lidhje më këtë?

Përgjigja: Bëni kërkesë zyrtare për informacion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco