Meta: Qeveria po kërkon sërish 500 milionë euro - borxh për të financuar korrupsionin dhe skandalet!

Meta: Qeveria po kërkon sërish 500 milionë euro - borxh për të financuar korrupsionin dhe skandalet!

14:01, 12/01/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ngritur pikëpyetje të mëdha sot mbi një borxh të ri prej 500 milionë eurosh që qeveria “Rama” ka vendosur të marrë. Ai shprehu bindjen duke renditur argumentet, se po merret borxh për të financiar korrupsionin dhe skandalet e panumërta financiare.

Ilir Meta, në një deklaratë për mediat sot, tha: “Në radhë të parë dua të shpreh shqetësimin për faktin se qeveria ka vendosur të dalë për herë të gjashtë në tregjet e kapitalit për të emetuar një eurobond dhe ka përzgjedhur edhe konsulentin ligjor që do ta udhëheqë këtë transaksion.

Pra, qeveria do të kërkojë sërish 500 milionë euro të paktën në kushtet kur si pasojë e rritjes së çmimeve, qeveria arkëtoi 520 milionë dollarë shtesë dhe ndërkohë që Shqipëria emetoi një eurobond prej 650 milionësh eurosh në nëntor të vitit 2021, gjë që bën tepër të dyshimtë, huamarrjen e pritshme prej 500 milionë eurosh, që e çon borxhin publik nga 107% në vlera akoma dhe më të larta dhe të pakontrollueshme.

Për sa kohë që qeveria ka arkëtuar 520 milionë dollarë nga rritja e çmimeve që kanë paguar të gjithë qytetarët shqiptarë, ndërkohë që çmimet në treg nuk janë ulur, atëherë përse merren edhe 500 milionë euro të tjera hua dhe për çfarë?!

Është shumë e qartë se fondet e grumbulluara si pasojë e inflacionit të lartë, nuk do të përkthehen në më shumë shërbime për qytetarët por do të abuzohen nga hajdutët e Rilindjes, pra, do të merret borxh për të financuar korrupsionin dhe skandalet e panumërta financiare.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco