Lajmi i fundit

LIVE/ Taksa mbi profesionet e lira, qytetarët në protestë

Kurti: Escobar i bën lëshime Serbisë, 'Ballkani i Hapur' me ndikim rus

Kurti: Escobar i bën lëshime Serbisë, 'Ballkani i Hapur' me ndikim rus

10:15, 27/12/2022
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për televizionin boshnjak “O Kanal”, ka folur për situatën në veri të vendit si dhe për barrikadat e vendosura nga ana e serbëve.

Po ashtu Kurti ka folur edhe për qëndrimin e dërguarit të posaçëm të SHBA, Gabriel Esobar si dhe për nismën "Open Ballkan".

Ai ka thënë se i dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esocbar bën lëshime ndaj Beogradit dhe se më të nuk pajtohen në disa pika.

“Jam dakord me shumë nga ato që thotë zoti Escobar. Por ka edhe disa gjëra ku nuk pajtohemi. Për shembull, ne kemi konstatuar se kemi mendime të ndryshme në lidhje me projektet e Open Balkans. Dhe nga ana tjetër, mendoj se ai (Escobar) dëshiron të mirën për Serbinë. Ai i uron mirë edhe Kosovës. Ai i uron mbarë rajonit tonë. Por zoti Escobar mendon se diplomacia, me sjellje jashtëzakonisht të mira ndaj Beogradit, do t'i kthehet atij. Por ne që jetojmë këtu e dimë që nuk është kështu. Sepse Beogradi, duke mos qenë demokratik, vetëm sa përforcon qëndrimin se bujarinë tonë e kuptojnë si frikë për ta”.

“Mendoj se sjellja dhe deklaratat e zotit Escobar ndaj Beogradit janë lëshime. Por nga ana tjetër Beogradi nuk i kupton këto lëshime. Ata nuk mendojnë se është një virtyt i Escobar. Ata nuk mund të mendojnë se kjo është bujaria e Amerikës. Ata mendojnë, por kanë frikë nga ne. Pra, le të kërkojmë edhe më shumë. Mendoj se edhe zoti Escobar, nëse nuk e ka kuptuar deri tani, do ta kuptojë shumë shpejt se kjo bujari ndaj Beogradit nuk ia vlen.”,

Ndërsa Kurti u përgjigj kështu kur u pyet pse është kundër Ballkanit të Hapur:

“Mendoj se Ballkani Evropian është mjaft i hapur, ndërsa Ballkani i Hapur është mjaftueshëm evropian. Mendoj se ne kemi nevojë për një Ballkan demokratik dhe evropian. Ndërsa Open Balkan dëshiron që Ballkani të jetë i hapur ndaj Federatës Ruse. Ashtu si Serbia është e hapur ndaj Federatës Ruse”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco