Altin Dumani në krye të SPAK, Saimir Vishaj: Lufta reale Rama-Kim do ketë pasoja!

17:02, 16/12/2022
A+ Aa A-

Avokati Saimir Vishaj në një lidhje të drejtpërdrejtë për edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv, komentoi zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK. Saimir Vishaj tha se do të ishte më serioz votimi i mbyllur dhe pa dalë emrat e atyre që kanë votuar pro apo kundër.

"Lufta mes ambasadës amerikane dhe kryeministrit Edi Rama ishte luftë reale. Nuk më dukej normale që ta politizonim një proces kur po zgjidhej një drejtues i Prokurorisë së Posaçme. U bë një luftë për të cilën pasojat do jenë të rënda."-tha Vishaj.

Ai theksoi se mënyra e përzgjedhjes, prania e ambasadës, dhe dalja e emrave të anëtarëve të KLP që kanë votuar pro dhe kundër nuk është ogur i mirë.

"Për mua duhet të ndryshojë ligji për KLP ku drejtuesi i SPAK duhet të zgjidhet nga vetë prokurorët e posaçëm. Zgjidhje me presion s'mund të jetë asnjëherë zgjedhje.

Përshëndes zgjedhjen e Altin Dumanit, është profesionist, i pakorruptueshëm, me integritet. Do ja lëmë kohës."-tha Vishaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco