Tensionet në veri të Kosovës, Zaimi: I gjithë rajoni i kërcënuar!

19:57, 15/12/2022
A+ Aa A-

Analisti Arbër Zaimi komentoi në edicionin e orës 19:00 me Juli Krisafin në Syri Tv aplikimin e Kosovës për anëtarësimin në BE dhe situatën e tensionuar në veri të vendit.

Zaimi tha se çdo ngecje që krijohet prej BE-së apo edhe NATO-s e SHBA, menjëherë ajo zbrazëti tentohet të mbushet nga aktorë të tjerë gjeopolitik që jo doemos mund të jenë në të mirë të vendeve tona.

"Ka një agresivitet të shtuar diplomatik dhe politik të Rusisë në rajonin e Ballkanit. Në Malin e Zi ka pasur protesta opozitare kundër një gushti shteti që e quajnë, në Bosnjë, anëtari i Presidencës, Dodik, tërësisht i asociuar nga Putini, me Moskën e Beogradin që po kërcënon me ndarje të Bosnjës.

Në Kosovë kemi këto që kemi ndjekur, në Shqipëri kemi një qeveri që ka qasje të qartë kur vjen puna tek politika pro perëndimore por problemi është infiltrimi në tregun e Shqipërisë i kapitalit të dyshimtë nga parajsat fiskale që mund ta kenë origjinën nga Kina apo Rusia."-tha Zaimi.

Analisti shtoi më tej se Serbia nuk mund të sjellë trupa në Kosovë ndërsa shtoi se Kosova ka forcat e veta të sigurisë dhe po punon për njohje nga të gjithë vendet e BE-së. Sakaq, Zaimi tha se i gjithë rajoni është i kërcënuar.

"Janë larguar mbi 15 mijë shqiptarë nga Mitrovica e veriut që presin të kthehen në pronat e ligjshme të tyre dhe shtëpitë e tyre. Amerikanët kanë thënë se duhet gjetur një mënyrë, Escobar nuk tha të zbatohet ajo marrëveshje.

Kjo nënkupton që të ulemi e të bisedojmë. Marrëveshja të jetë e zbatueshme dhe në përputhje me përcojat më të mira europiane. Askund nuk mund të ndodhë, sidomos në Kosovë, etnicizimi i një territori. Territori i përket qytetarëve por jo një etnie të caktuar."-tha Zaimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nesar15/12/2022 21:46

Kurti nuk e kupton se nuk mund te marre para sikurse Zelinski, mos e shkatero kot Kosoven!

Shto koment

Denonco