Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

Përplasjet Rama-Kim, Bakalli: Ja ku gaboi ambasada e SHBA me qeverinë që lundron në paligjshmëri

18:42, 15/12/2022
A+ Aa A-

Nador Bakalli nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë, në një lidhje të drejpërdrejtë për emisionin 'Task Force' në Syri Tv komentoi përplasjen Rama-Kim për kreun e ri të SPAK.

Nador Bakalli tha se ambasada e SHBA ka gabuar në vendosjen e vijave të kuqe ndaj qeverisë së Edi Ramës, për të cilën është në dijeni që lundron në paligjshmëri.

"S'është çudi që sot të jesh mik me ata e nesër të jesh armik. Politika e jashtme e SHBA ndryshon me orë. Diferenca është se kur prej kaq vitesh ke parë që një qeveri lundron në paligjshmëri, shemb ndërtesa, mbyll televizione, është e paimagjinueshme që mos të tentojnë të kontrollojnë edhe Drejtësinë."-tha Bakalli.

Nador Bakalli theksoi se në momentin që provohet se taksat e amerikanëve shpërdorohen apo shkojnë dëm, ka efekt të madh në politikën e SHBA.

“Duhet demaskuar perdja e propagandës së qeverisë që përpiqet t’ia paraqesë ndërkombëtarëve.”-tha Bakalli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco