Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

Bledian Koka: Përplasja Rama-Kim, pranimi de facto i dështimit të Reformës në Drejtësi

18:17, 15/12/2022
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka shprehet se përplasja e madhe mes ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim dhe kryeministrit Edi Rama tregon se ata po pranojnë dështimin e Reformës në Drejtësi. 

Në Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv, Koka tha se përplasja në distancë mes tyre duhet kuptuar si dështimi përfundimtar i Drejtësisë së re.  

"Ajo që vlen të theksohet është se kjo përplasje e madhe mes ambasadores së SHBA, Yuri Kim dhe kryeministrit Edi Rama është pranimi de facto i dështimit të Reformës në Drejtësi. Ajo që ka bërë Yuri Kim këto ditë, duke ftuar anëtarët e KLP dhe KLGJ se kush duhet të jetë kryetari i ri i SPAK, duhet zbërthyer si dështimi përfundimtar i Reformës në Drejtësi. Nëse Reforma në Drejtësi do të ishte një sistem i shëndetshëm nuk do të kishte nevojë që ambasadorja të ndërhynte dhe këta të shkëmbenin replika në distancë në Twitter", u shpreh Koka. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco