Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

Ish-këshilltari i Thaçit sulmon Osmanin: Notere e qeverisë së Kurtit! S’koordinohen me SHBA...

17:22, 15/12/2022
A+ Aa A-

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami, komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv tensionet në veri të Kosovës.  Artan Behrami tha se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shndërruar në epiqendër të përçarjeve politike.

"Ka tejkaluar mandatin e saj si Presidente, si një zë unifikues. Me këtë retorikë populiste të cilën e përdor Osmani është jashtë Kushtetutës së Kosovës, hiç më pak se 3 apo 4 herë e ka shkelur.

Osmani na tregon se s'do ketë më tregti me kufijtë e Kosovës, por ajo nuk tregoi një të vërtetë të madhe, ajo me Kurtin po negociojnë për një autonomi të veriut të Kosovës që njëherë e përgjithmonë do ta bëjë shtetin e Kosovës jo funksional.

Sa herë që Osmani akuzon liderët në Kosovë, është e qartë se ajo po negocion për diçka shumë të dëmshme."-tha Behrami

Behrami theksoi se qeveria e Kosovës me në krye Albin Kurtin dhe notere Vjosa Osmanin, e kanë demonizuar kompromisin më të vogël që duhet ta kapërdinte Kosova që është asosacioni me komuna me shumicë serbe, duke e demonizuar në atë mënyrë sa në perceptimin publik, asosacioni përbën rrezik shumë më të madh se ndarja.

“Kjo është ndër gabimet më të mëdha që kanë bërë Osmani dhe Albin Kurti. Me veprimet kamikaze të pakoordinuara me SHBA-të që ka marrë qeveria në veri të Kosovës ka sjellë këtë situatë.”-tha Behrami.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco