Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

SYRI TV/ Ndërtimet, Rama presion Gjykatës Kushtetuese: Të mos lajthisë!

14:53, 15/12/2022
A+ Aa A-

Në kulmin e përplasjeve dhe akuzave për ndikim në KLP për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, kryeministri Edi Rama nuk ngurron t’i bëjë presion edhe Gjykatës Kushtetuese. Shoqata e Ndërtuesve ka paditur në Gjykatën Kushtetuese, vendimin e qeverisë për bdërtimet pa leje, por kryeministri Rama e ka paralajmëruar Gjykatën Kushtetuese të mos lajthisë e të pranojë padinë, duke diktuar kështu vendimin.

Nga SYRI TV

Kryeministri Edi Rama nuk i ndal sulmet dhe presionet ndaj Institucioneve të drejtësisë. Pas përplasjeve me SHBA për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, kryeministri EdI Rama i ka bërë presion edhe Gjykatës Kushtetuese që të mos pranojë ankimin që Shoqata e Ndërtuesve ka bërë kundër vendimit të qeverisë.

Edi Rama: “Shoqata e Ndërtuesve qenka ankuar në Gjykatën Kushtetuese pse po goditen rëndë pallatet me shkelje të lejeve të ndërtimit!Le të shkojnë edhe në Hagë ose në hënë po të duan, po pallatet me shkelje do të prishen ose do të konfiskohen për interes publik prandaj uroj që GJK të mos lajthisë”.

Shoqata e Ndërtuesve i kërkon institucionit më të lartë të legjislacionit shqiptar që të cilësojë si të papajtueshëm me Kushtetutën, vendimin e qeverisë për konfiskimin apo shembjen e pallateve që kanë shkelje në lejen e ndërtimit. Por kjo padi në Kushtetuese është paraprirë nga presioni i kreut të ekzekutivit që u dikton anëtarëve të Gjykatës edhe vendimin që duhet të marrin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco