Varhelyi: E mirëpres liberalizimin e vizave për Kosovën, lufta kundër krimit të organizuar dha rezultat

Varhelyi: E mirëpres liberalizimin e vizave për Kosovën, lufta kundër krimit të organizuar dha rezultat

12:24, 15/12/2022
A+ Aa A-

Oliver Varhelyiu, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, e ka mirëpritur marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën ndërmjet Presidencës së Këshillit të BE dhe Parlamentit Europian që u arrit të mërkurën.

Në një shënim në Twitter sot, Varhelyi shkroi:

“E mirëpres marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën. Puna jonë e përbashkët për të luftuar krimin e organizuar solli rezultate të prekshme në terren. BE qëndron në krah të njerëzve në Ballkanin Perëndimor.”

Image

Presidenca e Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamenti kanë rënë dakord të mërkurën për një projekt-rregullore për udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës. “Teksti i rënë dakord tani duhet të miratohet nga Këshilli dhe Parlamenti Evropian përpara se të kalojë procedurën zyrtare të miratimit”, u tha në një deklaratë nga Këshilli Evropian.

Rregullat e reja do t'i lejojnë mbajtësit e pasaportave të Kosovës të udhëtojnë në BE pa vizë për një periudhë prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore.

Ky përjashtim nga kërkesa për vizë do të zbatohet që nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast jo më vonë se 1 janari 2024.

Po ashtu, zyrtarët e lartë të Kosovës kanë nënshkruar të mërkurën një kërkesë zyrtare për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Aplikacioni i nënshkruar u dorëzau sot në Republikën Çeke, e cila aktualisht kryeson Bashkimin Evropian.

Kosova aspiron anëtarësimin në BE dhe synon të fitojë një regjim pa viza për zonën e BE-së.

Kosova është në mesin e një numri të vogël të vendeve në Evropë që është jashtë regjimit pa viza të BE-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco