Gazetarja: Investimi në Portin e Durrësit dështim. Shqipëria s'ka korridore lidhëse me shtetet e tjera

21:46, 13/12/2022
A+ Aa A-

Gazetarja Brikena Bogdo e  ftuar në emisionin “A Show” me Adi Krastën në Syri Tv ka deklaruar se çdo investim në Portin e Durrësit është një dështim pasi Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që nuk kalojnë korridoret lidhëse me shtetet fqinje.

Bogdo u shpreh se projekti i Portit të Durrësit nuk po trajtohet nga Shqipëria si një pikë strategjike teksa thekson se ashtu siç është tradhtuar dhe sabotuar nga qeveria socialiste e viteve më parë po tradhtohet edhe nga qeveria aktuale.

"Edhe nëse do të kalonte tek Porto Romano përsëri nuk shoh që do të trajtohet nga qeveria shqiptare si  pikë strategjike. Por edhe nëse do ta kaloje me kaq mund ne Porto Romano do të shpenzoje katërfishin e fondeve që është shpenzuar deri më tani për portin e Durrësit  dhe përsëri ti nuk e shikon si pikë strategjike Porto Romanon  dhe përsëri do të mbetesh pa punë sic mbetet Durrësi dhe Vlora dhe e gjithë puna do të kalojë në Igumenicë dhe Tivar sepse ne nuk kemi rrugët lidhëse midis shteteve pasi duhet të kalojë midis disa shteteve dhe është e domosdoshme për të qënë korridori. Nuk kemi hekurudhën. Porti i Durrësit ka shfrytëzuar vetëm 40% të kapaciteteve të veta sepse nëse do të shfrytëzonute 100%shin e saj do të ishte një konkurrente e denjë e Ngushticës së Bosforit. Me këtë argumet është treguar sesa e fuqishme është Porti i Durrësit dhe sesa pikë strategjike është është Durrësi dhe nuk po trajtohet si e tillë nga qeveria shqiptare ende. Është tradhtuar dhe është sabotuar në vitin 99’- 2000 nga qeveria socialiste e atëhershme dhe po vazhdon të gtradhëtohet edhe sot, nuk po i jepet vlera dhe rëndëria e duhur si pikë strategjike."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco