Pas takimit, Rama flet ndryshe nga Yuri Kim: Ka nisur procesi për zëvendësimin e saj

Pas takimit, Rama flet ndryshe nga Yuri Kim: Ka nisur procesi për zëvendësimin e saj

18:52, 13/12/2022
A+ Aa A-

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim tha sot se do të ishte edhe për ca më gjatë në Shqipëri. 

Deklarata e saj erdhi një ditë pas takimit që zhvilloi me kryeministrin Edi Rama. 

Takim të cilin ambasada e SHBA e zbardhi për mediat me detaje, gjë kjo e pazakontë.

Por disa orë pas deklaratës së Kim, është Edi Rama ai që përforcon atë që bëri Olta Xhaçka disa ditë më parë. 

Gjatë prononcimit për mediat nga selia e PS, Rama i dha të drejtë Ministrisë së Jashtme për njoftimin lidhur me Kim, duke shtuar se procesi për zëvendësimin e saj ka nisur. 

"Nuk është thyer asnjë etikë e asnjë lloji. Procesi për zëvendësimin e ambasadores ka nisur siç është thënë nga MPJ. E ka nisur Departamenti i Shtetit, jo ne, si për të gjithë ambasadorët që vendos kur bëhet fjalë vetëm për ambasadorët e SHBA. Ne Amerikën e kemi të veçantë dhe nuk komentojmë për të gjithë ambasadorët. Ngjitja mes meje dhe ambasadores është më e fortë se kurrë nëse mund ta përdorim kështu me metaforën e krisjeve. Kemi patur dje një takim të gjatë konstruktiv, asnjë problem", tha Rama.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco