Meksi: Reforma në Drejtësi, dështim! Rama-Kim treguan kush do jetë kreu i SPAK...

18:44, 13/12/2022
A+ Aa A-

Avokati Redon Meksi, tha në emisionin 'Task Force' në Syri Tv se Reforma në Drejtësi ka dështuar që në çastin kur ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe kryeministri Edi Rama, thonë se kush do jetë kreu i SPAK-ut. Sipas Redon Meksit, Reforma në Drejtësi u bë me dashje që të dështonte ndërsa shtoi se vetë KLP është e kapur.

“Kemi një reformë që thotë KLP, do votojë me shumicë drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme. Kush voton? Çfarë do të thotë dakordësi midis palëve?

Aty voton KLP,  vetë KLP është e kapur. Ne e kemi problemin që në gjenezë, Reforma në Drejtësi u bë me dashje që të dështonte.

Sistem i tillë që do e çonte në dështim drejtësinë shqiptare, jemi pa drejtësi. Kondili që thuhet se mbështetet nga mazhoranca, është prokurori i çështjes së teatrit.

Kemi atë prokuror që duhet të fusë në burg një pjesë të mirë të mazhorancës, duke nisur nga Veliaj e mbase deri të kryeministri, çfarë ndodh? Mbështetet nga mazhoranca. Absurditet i frikshëm.”-tha Meksi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco